Fruthi

Çfarë e shkakton fruthin?

Fruthi shkaktohet nga një virus i quajtur Morbili-virus.

Si transmetohet fruthi?

Virusi i fruthit është ngjitës dhe përhapet nga njerëzit e infektuar nëpërmjet kollitjes. Njerëzit e tjerë e marrin atë nëpërmjet frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë ato infektohen. Njerëzit të cilët janë vaksinuar nga fruthi, shytat dhe rubeola nuk preken nga sëmundja. Periudha e inkubacion-it për fruthin është 10 deri në 14 ditë, koha që i duhet infeksionit të fruthit për t’u zhvilluar tek një person i prekur nga sëmundja.

Si duket skuqja?

Shenja e parë e infeksionit të fruthit është shfaqja e disa pikave të vogla blu në të bardhë, brenda gojës. Pikat janë rreth 1 deri në 2 milimetra në diametër dhe njihen si pikat kopike. Ato zbehen dhe zhduken pasi fillon skuqja e lëkurës prej fruthit.

Ku shfaqen skuqjet?

Skuqja fillon rreth zonës së veshëve. Pas 1–2 ditëve skuqja mund të përhapet në trup, krahë dhe këmbë dhe më pas fillon të përhapet në fytyrë. Skuqja e fruthit mund të jetë e kruajtshme.

Kur është më i mundshëm transmetimi i infeksionit?

Nga 2 deri në 5 ditë përpara shfaqjes se skuqjes, deri në 4 ditë pasi skuqja të ketë filluar. Përkon zakonisht me momentin e zhdukjes së pikave të kopikut.

Sa do të zgjasë?

Skuqja do të zgjasë 4 deri në 7 ditë.

Çfarë mund të bëj për të ndihmuar?

Fruthi është potencialisht një sëmundje serioze. Duhet të mbani në gjendje të rehatshme fëmijën tuaj. Nëse temperatura e tyre është problem, atëherë jepini atyre paracetamol. Paracetamoli duhet të jepet në të njëjtën mënyrë siç specifikohet, për të reduktuar temperaturën dhe për të liruar dhimbjen e kokës. Mos i jepni fëmijës tuaj aspirinë.

Nëse fëmija juaj merr një infeksion bakterial dytësor në fillimin e infeksionit të fruthit, mjeku juaj ka shumë mundësi që t’ju japë antibiotikë. Antibiotikët nuk do të ndihmojnë për fruthin, pasi fruthi shkaktohet prej një virusi.

Fruthi gjerman (rubeola)

Çfarë e shkakton rubeolën?

Rubeola që në mënyrë të gjerë njihet si fruthi gjerman shkaktohet nga virusi i rubeolë-s.

Si është marrë?

Pages: 1 2 3 4 5