Suplementet e sojës nuk luajnë ndonjë rol në parandalimin e osteoporozë-s tek gratë pas periudhës së menopauzë-s, zbuluan kërkuesit amerikanë.

Marrja ditore e tabletave 200 mg të sojave nuk reduktonte masën kockore ose simptomat e menopauzës në gratë që ndodhen në këtë fazë.

Studimi nuk gjeti ndonjë ndryshim sinjifikativ në dendësinë minerale të kockave, të shtyllës kurrizore dhe të qafës së femuri-t, ndërmjet grave që kishin marrë tabletat e sojës dhe atyre që nuk i kishin përdorur.

Një total prej 248 gra të moshës 45–60 vjeçare brenda periudhës 5 vjeçare të menopauzës morën pjesë në studim.

Dozat 200 mg të sojave janë ekuivalente me konsumin e lartë të sojave nëpërmjet burimeve të ushqimit në një dietë tipike aziatike.

Studimi ndoqi iniciativat e shëndetit të grave që zbuluan rreziqet e terapisë me estrogjenet me ose pa progesteron.

Ai u zhvillua për të kapërcyer kufizimet e shumë produkteve të tjera të sojave, të cilat përfshijnë dizajn të dobët, madhësinë e vogël të mostrave dhe kohëzgjatjen e shkurtër.