Spektri i çrregullimit nga alkooli në fetus

Shumica e grave shtatzëna shqetësohen në lidhje me rrezikun e mundshëm të fëmijës së tyre nga ndonjë drogë apo ilaç që mund të marrin. Por shumë prej tyre nuk e dinë se konsumimi i alkool-it gjatë shtatzënisë është i lidhur me një sërë problemesh, dhe konsiderohet si shkaku më i zakonshëm në parandalimin e defekteve të lindjes dhe dëmtimit të trurit tek fëmijët.

Spektri i çrregullimit nga alkooli në fetus (SCAF)

Termi spektri i çrregullimit nga alkooli në fetus (SCAF) përdoret për të përshkruar një sërë aftësish të kufizuara dhe problemet shëndetësore të lidhura me ekspozimin ndaj alkoolit para lindjes. Këto përfshijnë sindromën e fetusit nga alkooli (SFA), çrregullime të zhvillimit neurologjik të ndikuara nga alkooli dhe defektet e lindjes të ndikuara nga alkooli.

Sindroma e fetusit nga alkooli

Sindroma e fetusit nga alkooli është më e ashpra në spektrin e SCAF dhe mund të prekë fëmijët e ekspozuar në nivele të larta të alkoolit gjatë shtatzënisë. Karakteristikat e sindromës së fetusit nga alkooli përfshijnë:

  • Madhësinë e vogël në lindje;
  • Rritjen e ngadaltë pas lindjes;
  • Anomali-të në pamjen e fytyrës dhe defekte të tjera të lindjes;
  • Strukturën dhe funksionin jonormal të trurit.

Fëmijët me sindromin e fetusit nga alkooli mund të kenë probleme të mëdha zhvillimore dhe të sjelljes, vështirësi dhe probleme me kujtesën dhe komunikimin.

Çrregullime të zhvillimit neurologjik të ndikuara nga alkooli

Fëmijët me çrregullime të zhvillimit neurologjik të ndikuara nga alkooli nuk kanë defekte nga lindja, por mund të kenë probleme të mëdha zhvillimore dhe të sjelljes dhe aftësi të kufizuara intelekt-uale të ngjashme me ato të sindromës së fetusit nga alkooli.

Defektet e lindjes ndikuar nga alkooli

Defektet e lindjes ndikuar nga alkooli mund të përfshijnë probleme me zemrën, veshkat, kockat apo dëgjimin.

Pages: 1 2 3