Stresi: Si ndikon në astmën tuaj

Shumë prej nesh përjetojnë stres në një periudhë të jetës, por për njerëzit me astmë, stresi dhe ankth-i mund të jenë një nga shkaktarët kryesor për atak. Të paturit e një sëmundjeje kronike siç është astma, mund të krijojë stres nëpërmjet një kombinimi të presioneve të vazhdueshme mjekësore, emocionale dhe fizike. Ballafaqimi me nivelin e stresit tuaj, ose të fëmijës suaj me astmë, është një hap i mirë drejt kontrollimit dhe parandalimit të simptomave të astmës, sikundër edhe të shijuarit të jetës.

A mundet stresi të shkaktojë atakun e astmës time?

Stresi dhe emocioni mund të shkaktojnë përkeqësimin e simptomave të astmës në disa njerëz, p.sh. të qarit apo qeshja mund të rrisin normën dhe thellësinë e frymëmarrjes, në mënyrë të ngjashme si edhe ushtrimet. Kimikatet që janë lëshuar nga trupi, gjatë kohës së stresit, mund të çojnë në shtrëngimin e muskujve, në kalimin e ajrit në mushkëri, ngushtimin e tubave të ajrit dhe kjo e bën më të vështirë frymëmarrjen.

Stresi dhe astma e fëmijës tim

Është e rëndësishme për të mësuar fëmijën tuaj me astmë, sesi të përballojë shpejt dhe në mënyrë efektive situata stresuese, për t’i siguruar që ata nuk do të përjetojnë një përkeqësim të simptomave të astmës ose zhvillimin e një ataku të astmës. Kurajoni fëmijën tuaj me astmë, që ta njohë, kur janë duke përjetuar stres dhe se kur ato kanë nevojë për të pushuar dhe për të mësuar, sesi të përqendrohen në ngadalësimin e frymëmarrjes së tyre.

Si mund të merrem me stresin tim në mënyrë të efektshme?

Stresi dhe astma mund të jenë një cikël vicioz: stresi në lidhje me gjendjen tuaj i përkeqëson simptomat tuaja. Këto janë disa këshillat që e mbajnë të ulët nivelin tuaj të stresit dhe të jetuarit e plotë të jetës.

  • Mundohuni të keni një jetë të shëndetshme. Ushtrimet e rregullta dhe një dietë ushqyese janë të rëndësishme në menaxhimin e stresit;
  • Konsiderojeni veten tuaj një prioritet: merrni kohë për të pushuar dhe për të shijuar jetën;

Pages: 1 2