Stresi

Pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga stresi në një moment të caktuar të jetës së tyre. Të shfaqurit e shenjave të stresit, nuk nënkupton që ju jeni një person i dobët. Stresi prek njerëz të ndryshëm, në mënyra të ndryshme. Personaliteti luan një rol madhor, në mënyrën sesi mund t’ju prekë dhe sesi mund ta përballoni.

Çfarë është stresi?

Stresi është përshkrimi i përdorur për tendosje, presion ose forcë në sistem. Ky sistem mund të jeni ju. Stresi mund të vijë si rezultat i dhënies së makinës në trafik, ose si rezultat i vdekjes së personit që doni.

Stresi mund të jetë përgjigja e një çrregullimi, që prek trupin tonë. Zakonisht, kur ne themi që po “ndihemi të stresuar”, jemi duke folur rreth simptomave, që janë shkaktuar nga trupi jonë si përgjigje ndaj stresit.

Si ndikon stresi në trupin tonë?

Në shenjën e parë të alarmit, nerva të caktuara shqisore në trup stimul-ohen dhe prodhojnë disa hormone, që shkaktojnë në mënyrë automatike reaksione fizike të stresit. Rrahjet e zemrës rriten për të lëvizur gjak në muskuj dhe tru, frymëmarrja përshpejtohet, tretja ngadalësohet, prodhimi i pështymës ndalohet (goja ndjehet e thatë), djersitja rritet dhe ndihet një nxitje force.

Ky është fenomeni, që e vë trupin në gjendje alarmi dhe gati për reagim. Pas këtij reagimi, trupi qëndron në gjendje alarmi, derisa të ndjeni largimin e rrezikut. Kur stresi largohet, truri dërgon sinjalet e “qartësisë” dhe trupi menjëherë kthehet në normalitet.

Ndërkohë që disa strese afatshkurtra janë pozitive pasi ju shtyjnë në sporte ose lojëra të ndryshme, stresi kronik ose afatgjatë, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Ky lloj stresi ju bën që të ndiheni nën presion konstant, të vazhdueshëm.

Cilat janë simptomat e stresit?

Disa nga simptomat dhe shenjat që mund të përcaktojnë nivele të larta stresi të vazhdueshëm janë:

  • Migrenë ose dhimbje të vazhdueshme të kokës;
  • Ankth-i, acarimi ose irritimi;
  • Dhimbjet e shpatullave, qafës ose shpinës;
  • Rrahjet e forta të zemrës;
  • Diarre-ja ose kapsllëku;
  • Pagjumësia ose makthet;
  • Humori i ulët ose i paqëndrueshëm;
  • Gabimet në kujtesë;
  • Lodhja kronike;

Pages: 1 2