Çfarë është sulmi seksual ndaj fëmijëve?

Sulmi seksual ndaj fëmijëve ndodh kur një person që është më i madh se fëmija, si p.sh. një i rritur apo një fëmijë më i madh në moshë, përdor fuqinë dhe autoritetin e tij mbi fëmijën ose përfiton nga avantazhi i besimit të fëmijës për t’u përfshirë me të në aktivitet seksual. Kështu që aktiviteti seksual nuk nënkupton thjesht interkursin seksual, por dhe veprime që përfshijnë fërkimin, përkëdheljen, masturbimin dhe seksin oral.

Sulmi seksual ndaj fëmijëve është një krim. Nuk ka të bëjë me faktin nëse fëmija bie dakord për kontakt seksual apo jo. Ai është sulm seksual. Fatkeqësisht, sulmet seksuale ndaj fëmijëve mund të ndodhin tek vajzat dhe djemtë e çdo moshe (edhe tek bebet), dhe mund të hasen në çdo familje.

Në shumicën e rasteve, personi që sulmon seksualisht një fëmijë është i njohur nga fëmija dhe familja e tij. Sulmuesi mund të jetë anëtar i familjes së fëmijës si p.sh. një vëlla më i madh, prind, kushëri ose mik i familjes.

Një sulmues seksual përfiton nga avantazhi i besimit dhe respektit të fëmijës dhe shpesh e detyron fëmijën në veprimtari seksuale, duke mos iu thënë të rritureve të tjerë në lidhje me këtë, duke e dhunuar, kërcënuar e kufizuar fizikisht fëmijën.

Një nga mitet në lidhje me sulmet seksuale ndaj fëmijëve është se ata duken ndryshe ose janë “djaj”. Megjithatë, pjesa më e madhe e sulmuesve seksuale ndaj fëmijëve duken “normalë” dhe duken se janë të respektueshëm. Kjo, i bën ata të vështirë për t’u njohur derisa fëmija të tregojë tek një i rritur tek i cili ka besim dhe që e mbështet atë, se është dhunuar seksualisht. Fëmijët gënjejnë ose krijojnë rrallë histori në lidhje me të qenit të dhunuar seksualisht.

Pages: 1 2 3 4