Syri i thatë është një term që përdoret kur syri është pa lëng, duket si me përbërje ranore ose është i pezmatuar, por nuk ka dhimbje. Përveç emrit, irritimi i shkaktuar nga syri i thatë mund të nxisë rrjedhjen e tepërt të lotëve. Kjo gjë mund të shkaktohet nga mosha, alergji-të e syve, sëmundjet (si p.sh. atriti reumatik) që ndërpresin prodhimin normal të lotëve, disa mjekime si antistamina, benzodiazepina, diuretikë, kontraceptivë oral, terapitë zëvendësuese qe lidhen me estrogjenet, antidepresivë antipsikotikë dhe triciklikë, si dhe faktorët mjedisorë siç është lagështia e ulët.

Ajri në ambientet e jashtme, era dhe drita e diellit mund ta përkeqësojnë syrin e thatë. Syri i thatë gjithashtu mund të skuqet, por ai ka nevojë për një trajtim të ndryshëm nga rasti kur quhet “sy i kuq”.

Simptomat e syrit të thatë duhet të kurohen sepse nëse syri nuk lubrifikohet siç duhet atëherë materiali i huaj mund të mos dalë jashtë, gjë e cila mund të çojë në dëmtim syri dhe infeksion.

Si mund të jepni ndihmën tuaj?

Ju mund të ndihmoni në parandalimin e syrit të thatë në mënyrat e mëposhtme:

  • Duke mbrojtur sytë tuaj nga dielli dhe era duke veshur syze dielli me mbrojtje;
  • Duke shmangur irritues të tillë si tymi, pluhuri, produktet kozmetike dhe klori;
  • Duke shmangur balsame që thajnë flokun;
  • Duke shmangur tharësit e flokëve;
  • duke rritur dozën tuaj të acideve omega-3 (si nëpërmjet dietave, ashtu edhe nëpërmjet suplementeve);
  • duke përdorur lotët artificialë ose lubrifikantët rregullisht.

Lotët artificialë dhe lubrifikantët janë të disponueshëm në formën e pikave, xhelit dhe pomadave. Pikat në sy janë ideale për përdorim të rregullt gjatë ditës, dhe mund të përdoren aq shpesh sa të keni nevojë. Pomadat ose xhelet e ndryshme mund të përdoren gjatë natës, ose gjatë ditës kur keni simptoma të rënda. Disa njerëz mund të jenë alergji-kë ndaj mjeteve mbrojtëse të përdorura në pikat që hedhin në sy; nëse është kështu janë të disponueshëm edhe preparate pa këto mjete mbrojtëse, megjithëse këto janë më të shtrenjta.

Pages: 1 2