Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Sytë e thatë dhe irritimi

Informacion i përgjithshëm

Sytë e thatë janë një gjendje e zakonshme që prek shumë njerëz. Disa probleme të zakonshme përfshijnë sytë e thatë që lotojnë dhe irritimin e syve. Konjuktiviti, gjëndrat e bllokuara lotsjellëse janë shumë të zakonshme por nuk janë të shpjeguara këtu.

Sytë e thatë janë problem për disa njerëz që prodhojnë pak lot ose lot të cilësisë së ulët. Është më shumë e zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe tek gratë shfaqet pas menopauzë-s. Ndonjëherë sytë e thatë janë shkaktuar nga inflamacion-i i qepallave të syve, përdorimi i kompjuterit ose për shkak të disa sëmundjeve ose ilaçeve.

Simptomat e syve të thatë përfshijnë:

  • Sy të lënduar dhe të irrituar, sikur keni diçka në sy, si p.sh. rërë;
  • Sy që janë të ndjeshëm ndaj dritës, ajrit dhe erës;
  • Lotim të syve; sytë e thatë mund të lotojnë shumë, edhe pse ato ndihen të thatë.

Irritime të tjera të vogla të syve mund të shkaktohen nga shumë gjëra, duke përfshirë të dalurat në netët vonë, erën, pluhurin, tymin, ajrin e kondicionuar, ndotjen e ajrit, kimikate, llampa, rërë apo det, qëndrimi në kompjuter ose fjetja me lentet e kontaktit. Sytë tuaj do të ndihen të lënduar, të kuq, lotues, të kruajtshëm ose irritues.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse syri ose sytë tuaj dhembin ose janë të ndjeshëm ndaj dritës;
  • Nëse shihni ngjyra rreth dritës ose shikimi juaj është i prekur;
  • Nëse vetëm një sy është i prekur;
  • Nëse keni formë të çuditshme të syve, ose sy “me re”;
  • Nëse sytë tuaj prodhojnë një shkarkesë, si qelb;
  • Nëse keni simptoma të tjera, si dhimbje koke, të vjella ose skuqje;
  • Nëse sytë tuaj nuk i përgjigjen trajtimit ose përmirësohen brenda dy ditëve;
  • Nëse e keni patur problemin më parë apo është një problem i vazhdueshëm;
  • Nëse mendoni se problemi është shkaktuar nga diçka që ka ngecur në sytë tuaj;
  • Nëse keni herpes;
  • Nëse keni gjendje të tjera shëndetësore ose përdorni ilaçe të tjera;
  • Nëse personi me problemin e syve është fëmijë ose një person i moshuar;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji; disa ilaçe mund të mos jenë të përshtatshme;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet;

Pages: 1 2