Testet për herpes

Testet për herpes bëhen për të gjetur virusin herpes simplex (HSV). Një infeksion me këtë virus shkakton plagë të vogla, të dhimbshme që duken si flluska në lëkurë apo në veshjen e indeve (membranat mukoze) të fytit, hundës, gojës, preterit, rektumit ose tek vagina. Një infeksion me herpes mund të shkaktojë vetëm një shpërthim puçrrash, por në shumë raste një person mund të ketë shumë të tilla.

Ekzistojnë dy tipa të HSV:

  • HSV e tipit 1: Shkakton plagë të ftohti (të quajtura edhe plagë të etheve) në buzë. HSV-1 përgjithësisht përhapet me anë të puthjes ose duke përdorur të njëjtat takëme për të ngrënë (siç janë pirunjtë dhe lugët) kur janë të pranishme plagët. HSV-1 mund të shkaktojë plagë edhe rreth organ-eve gjenitale.
  • HSV e tipit 2: Shkakton plagë në zonën e organeve gjenital-e (herpesi gjenital) rreth vaginës apo penis-it. Gjithashtu HSV-2 shkakton infeksionin e shfaqur tek foshnjat të cilët kanë lindur në mënyrë natyrale, nga gratë që kanë herpes të gjenitaleve. HSV-2 përgjithësisht përhapet me anë të kontaktit seksual. Ndonjëherë HSV-2 shkakton plagë në gojë.

Në raste të rralla, HSV mund të infektoj pjesë të tjera të trupit si sytë dhe truri.

Testet për HSV realizohen më shpesh vetëm për plagët në zonën e gjenitaleve. Gjithashtu testet mund të bëhen duke përdorur lloje të tjerë kampionësh, si lëng nga shpina, gjak, urinë ose lot. Për të parë nëse plagët shkaktohen nga HSV, mund të kryhen lloje të ndryshme të testeve:

  • Kultura virale për herpes. Qeliza apo lëng nga një plagë e freskët mblidhen në një copë pambuk dhe vendosen në një epruvetë. Kultura shpesh nuk arrin të gjejë virusin edhe në rast se ai është i pranishëm (rezultate të rreme negative).
  • Testi i zbulimit të antigenit të virusit. Gërvishten qeliza nga një plagë e freskët dhe pastaj vendosen nën mikroskop. Ky test gjen shenja (të quajtura antigene) në sipërfaqen e qelizave të infektuara nga virusi i herpesit. Ky test mund të bëhet bashkë me ose në vend të marrjes së një kulture virusale.