shendoshur

Ndërkohë që shumica e njerëzve duket se janë të interesuar vetëm për mënyrën si të bien në peshë duke humbur disa kile, ka të tjerë që duan të shtojnë pak peshë dhe të fitojnë disa kile. Për fat të keq, shumica e këtyre njerëzve bien pre e suplementeve të panevojshme dhe jo të shëndetshme, si dhe e ushqimeve të këqija për të vënë peshë, para se të kontrollojnë për ushqime natyrale dhe të shëndetshme.

Nëse dëshironi të shtoni peshë, nuk duhet të mbështeteni tek ushqimet e pashëndetshme me shumë kalori që nuk janë të ushqyeshme. Zgjidhni ushqime që janë ushqyese dhe me shumë energji, kurdo që të jetë e mundur. Ne po ju tregojmë 25 ushqime natyrale që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë, në mënyrë të shëndetshme.

Salmoni

Hani dy racione salmon çdo ditë. Kjo do t’ju sigurojë larminë e duhur të proteinave dhe do t’ju ndihmojë të shtoni peshë.

Kungulli i zi i pjekur (kungulli lajthi)

Ky zarzavat sezonal është i pasur me antioksidantë dhe fibra. Piqeni me pakëz vaj ulliri në vend të gjalpit, kjo do ta bëjë atë më të mirë dhe të shëndetshëm.

Gjalpi i kikirikut

Lyjeni bukën me gjalpë të butë dhe të kripur kikiriku. Ai do t’ju japë rreth 192 kalori shtesë. Ai është edhe i pasur me proteina.

Vezët

Vezët janë të lira dhe të mbushura me proteina, vitamina A, vitamina D, vitamina E dhe me kolesterol të mirë.

Drithërat e gatshme të mëngjesit

Ky produkt është i mbushur me fruta të thata dhe tërshërë, që janë shumë të mira për ju. Një tas përmban rreth 500 kalori, sasi që është e shëndetshme dhe e shijshme për mëngjes.

Gjalpi

Gjalpi është i lidhur me rritjen në peshë në afat të gjatë. Konsumi i gjalpit duhet të jetë i moderuar, pasi konsumi i rregullt i gjalpit është i dëmshëm për zemrën.

Simitet e ndryshme

Simitet kanë përqendrim të madh kalorish dhe janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse.

Toni

Acidet yndyrore esenciale të tonit, përmbajnë një numër të mirë yndyrash të shëndetshme, të cilat jo vetëm ndihmojnë për rritjen në peshë, por edhe të ruani mirëqenien fizike.

Buka e misrit