Elementët bazë të gjumit të foshnjave: Nga 3 deri në 6 muajsh

Në moshën 3 muajsh shumica e foshnjave flenë një total prej 15 orësh, duke përfshirë gjumin natën dhe dremitjet gjatë ditës.

Një mundësi për të trajnuar të fjeturit

Zakonisht, nga mosha 4 muajsh apo më shumë, foshnjat fillojnë të krijojnë një model të rregullt gjumë/zgjuar dhe ndërpresin pjesën më të madhe të marrjes së ushqimit gjatë natës.

Kjo nuk do të thotë që papritur të vendosni një program të ngurtë gjumi për foshnjë tuaj 4-5 muajsh. Në fakt, ai mund ta ketë krijuar modelin e tij për gjumin, i cili përshtatet me jetën e familjes tuaj. Por në qoftë se doni ta ndihmoni foshnjë tuaj të flejë për periudha më të gjata, dhe të respektojë orare më të rregullt, tani ndoshta është koha më e përshtatshme të filloni ndonjë lloj të trajnimit për të fjeturit.

Kini parasysh që çdo foshnjë ka një grafik unik të zhvillimit të tij. Vëzhgoni se si reagon foshnja juaj ndaj këtij trajnimi dhe në qoftë nuk ju duket se është gati për të, merreni shtruar dhe provoni përsëri pas disa javëve.

Gjumi gjatë natës

Midis moshës 4 dhe 6 muajsh, shumica e foshnjave janë të aftë të flenë natën. “Gjatë natës” për këtë moshë, në përgjithësi do të thotë nga 8 deri në 12 orë. Kjo është një arritje e rëndësishme për ju, si edhe për foshnjën tuaj, e cila ju lejon të kapërceni disa cikle të gjumit dhe të ndjeheni më të çlodhur në mëngjes.

Nëse foshnja juaj ende nuk ka arritur të flejë 8 orë, nuk jeni e vetmja. Shumë foshnja ende zgjohen më shumë se një herë gjatë natës për t’u ushqyer në këtë moshë. Por, nga mosha 6 muajsh, por edhe më parë, foshnja është e gatshme që ta shkëpusni nga gjiri gjatë natës, në qoftë se doni ta bëni këtë.

Zgjimi përsëri

Nëse foshnja juaj tashmë fle për periudha të gjata natën, kënaquni me këtë. Por foshnjat që flenë tërë natën për javë dhe muaj të tërë mund të fillojnë të zgjohen përsëri. Mos u befasoni në qoftë se ato do të fillojnë të zgjohen përsëri çdo dy tre orë.