Elementët bazë të gjumit të foshnjave: Nga 6 deri 9 muajsh

Nga mosha 6 muajsh shumica e foshnjave flenë një total prej 14 orësh në ditë dhe janë në gjendje të flenë për intervale të gjatë njëherësh.

Midis moshave 6 dhe 9 muajsh, shumë foshnja konsolidojnë gjumin e tyre të ditës me anë të disa dremitjeve, një në mëngjes, një pasdreke dhe një herët në mbrëmje.

Mos u shqetësoni në qoftë se foshnja juaj dremit më shumë se tre herë gjatë ditës. Ruajtja e kohëve konsekuente për kohën e gjumit natën dhe për dremitjet ditën do të ndihmojnë për t’ia normuar modelin e gjumit.

Gati për trajnimin për të fjetur

Nëse foshnja juaj ende nuk e ka vendosur një model të gjumit që i përshtatet jetës tuaj familjare, tani është koha për të provuar disa lloje të trajnimit të gjumit. Metodat e trajnimit të gjumit mund ta ndihmojnë atë të bjerë më lehtë në gjumë, të flejë për periudha më të gjata natën dhe të ruajë orare më të rregullt.

Gjumi gjatë natës

Nëse foshnja juaj tani fle nëntë ose dhjetë orë natën, kjo do të thotë se ai e ka kuptuar si të flejë, kjo është një shenjë se ju po rrisni një fëmijë që fle mirë.

Nëse foshnja juaj ende nuk fle pesë apo gjashtë orë pa ndërprerje, nuk jeni e vetmja. Shumë foshnja ende ngrihen natën për të kërkuar ushqim në këtë moshë, megjithëse shumica e tyre janë gati për t’u shkëputur nga gjiri, nëse ju do të zgjidhni ta bëni këtë.

Por foshnjat në këtë moshë jo domosdo zgjohen se janë të uritur. Ne të gjithë zgjohemi disa herë çdo natë për periudha të shkurtra të kohës. Dhe si të rritur ne i kthehemi gjumit çdo herë, aq shpejt sa që madje edhe nuk e mbajmë mend këtë në mëngjes. Në qoftë se foshnja nuk e ka zotëruar këtë aftësi, ai do të zgjohet dhe do të qajë gjatë natës, edhe kur nuk është i uritur.

Zgjimi përsëri

Në këtë moshë, edhe foshnjat që kanë pasur gjumë të mirë, papritur mund të fillojnë të zgjohen gjatë natës ose të kenë vështirësi të bien në gjumë. Përse? Këto shqetësime shpesh vihen re krahas me arritjen e disa piketave kryesore të zhvillimit njohës dhe motor të foshnjës dhe me ankth-in që asaj i krijohet nga ndarja me ju.