7 shenja që tregojnë se foshnja juaj ju do

Foshnja

Ju shikon në sy. Të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) pëlqejnë të shohin fytyra, dhe juaja është më e preferuara. Ky vështrim plot ndjenjë është një instinkt i mbijetesës i krijuar për të tërhequr dashurinë dhe vëmendjen e kujdestarit të tij. Por është gjithashtu edhe fillimi i dashurisë së fëmijës për ju, ai po e kupton se sa e rëndësishme jeni ju në jetën e tij.

Ai njeh aromën tuaj. Kur vjen puna për të zgjedhur midis aromave të ndryshme dhe bluzës tuaj plot njolla qumështi, foshnja juaj do të zgjedhë këtë të fundit për çdo herë. Edhe foshnja një javë pasi është lindur do ta kthejë kokën nga një pëlhurë e njomur me qumështin e nënës. Për të sapolindurin tuaj, asgjë nuk ka aromë më të ëmbël se ju.

Ai ju buzëqesh. Hera e parë kur foshnja juaj u dhuron një buzëqeshje përrallore është një moment i magjishëm. Ajo është mënyra e tij për t’ju thënë “të dua shumë”.

Ai flet me juve. Gugatjet e para shumë të hershme do t’ju drejtohen juve ose një kujdestari tjetër të besuar, ai nuk do të fillojë të flasë me veten e tij. Ai do të përdorë gjuhën e tij të hershme (të quajtur proto-bashkëbisedim) për t’u angazhuar në bisedë me ju, pra, përgjigjuni. Që të dy po hidhni themelet për një bashkëbisedim real më pas.

Kërkon që të jeni afër tij. Nga mesi i vitit të parë të jetës, do të vini re që ai nuk është i kënaqur nga mungesa juaj. Mund ta shtrembërojë fytyrën dhe të qajë kur ju dilni nga dhoma e do të buzëqeshë kur ktheheni, një tjetër shenjë e lidhjes së tij me ju.

Ka interesa të përbashkëta me tuajat. Qoftë kur ju vendosni dritat e festës në vende apo kur kontrolloni teshat e palara, foshnja juaj do të bëjë edhe ajo të njëjtën gjë me ju. E quajtur vëmendje e ndërsjellë, kjo sjellje mund të fillojë kur foshnja juaj është vetëm disa muajsh, por është më e shprehur në moshën 9 deri 12 muaj. Kjo është një shenjë që fëmija angazhohet me ju dhe vlerëson atë gjë të cilës ju i kushtoni vëmendje.