Nevojat e foshnjave për lëndë ushqimore

Nënat e reja gjithmonë kanë shumë gjëra në mendjet e tyre, duke përfshirë edhe dhënien e ushqimeve më të mira për foshnjat e tyre. Lajmi i mirë është që është shumë e lehtë që foshnjave t’u sigurohen lëndët ushqyese pasi ju të mësoni se cilat janë ato.

Për katër deri gjashtë muajt e parë të jetës foshnjat i marrin të gjitha lëndët ushqyese që u nevojiten për të lulëzuar nga qumështi i gjirit apo ai i blerë. Duke marrë parasysh se sa marramendëse janë këto ditë të para është një qetësim i madh të mësohet, të paktën kur është fjala për të ushqyer foshnjën që ju jeni mjaft të siguruara. Por pikërisht për këtë kalimi tek ushqimet e ngurta mund të ndjehet kaq i frikshëm: duhet të siguroheni që ju po zbatoni për foshnjën tuaj një dietë të formuar nga ushqimet më të mira.

Lëndë ushqyese që foshnja duhet t’i marrë

Hekuri

Qumështi i blerë në dyqan dhe drithërat janë të pasuruara me hekur për një arsye: Jo vetëm që ky mineral luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e hemoglobinë-s por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e trurit, duke përfshirë aftësitë lëvizëse dhe kujtesën. Sigurohuni që foshnja juaj të marrë 11 miligram në ditë, duke i dhënë qumësht dhe drithëra të pasuruara me hekur, si edhe ushqime të tjera të pasura me hekur, duke përfshirë mishin, shpendët, peshkun, vezët, avokado, brokoli dhe spinaq.

Zinku

Ashtu si edhe hekuri zinku ndihmon për ta mbajtur trurin e foshnjës të punojë me shpejtësi të plotë dhe po ashtu të gëzojë shëndet të plotë. Zinku ushqen prodhimin e qelizave të bardha të gjakut të cilat luftojnë infeksionet dhe siguron që qelizat e trupit të rriten dhe të riparojnë vetveten siç duhet. Qumështi dhe drithërat e pasuruara me zink i sigurojnë ato 3 miligram për të cilat foshnja ka nevojë pasi të ketë mbushur gjashtë muaj, siç bëjnë edhe shumica e ushqimeve të pasura me hekur, veçanërisht mishi dhe shpendët (hekuri dhe zinku priren të qëndrojnë bashkë në ushqime të ndryshme).

Kalciumi dhe Vitamina D