Niveli optimal i sheqerit në gjak për fëmijët me diabet të tipit 1

Ekspert-ët në Shoqatën Amerikane të Diabetit po këshillojnë një objektiv më të ulët të sheqerit në gjak për fëmijët dhe adoleshentët me diabet mellitus tipi I.

Sipas tyre, pacientët më të rinj se 19 vjeç duhet të përpiqen ta mbajnë nivelin e sheqerit në gjak më të ulët se 7.5%. A1C është një test që përcakton e nivelet mesatare në gjak gjatë disa muajve.

“Objektivat e reja duhet të ndihmojnë për të dyfishuar përpjekjet për përmirësimin e kontrollit të glukozë-s në grupin e pacientëve që aktualisht është me sfiduesi, adoleshentët”, thotë Dr. Robert Rappaport, drejtor i Departamentit të Endokrinologji-së Pediatri-ke dhe Diabetit në spitalin e fëmijëve Kravis në Mount Sinai, Nju Jork Siti.

Në diabetin mellitus tipi I, trupi nuk mundet të prodhojë mjaftueshëm insulinë për ta konvertuar ushqimin në energji dhe personat me diabet të tipit 1 duhet të marrin insulinë për të mbijetuar.

Nivelet e rekomanduara më parë të A1C duhet të jenë të larta 8.5% për fëmijët më të vegjël se 6 vjeç, 8% për ata me moshë 6-12 vjeç dhe 7.5% për ata me moshë 13-19 vjeç. Këto objektiva të larta janë vendosur për shkak të shqetësimeve lidhur me komplikimet e shkaktuara nga një sëmundje ndonjëherë e rrezikshme siç është sheqeri i ulët në gjak (hipoglikemi).

Sidoqoftë, studimet e kohëve të tregojnë që nivele të larta të sheqerit në gjak ose hiperglikemi-a mund të çojnë në zhvillimin e komplikimeve serioze tek fëmijët, duke përfshirë sëmundje të zemrës dhe veshkave. Më parë mendohej që këto komplikime ndodhnin vetëm tek të rriturit.

Objektivat për kontrollin e sheqerit në gjak kësisoj janë vendosur pak më poshtë, shpjegon Shoqata Amerikane e Diabetit. Objektivi i ri për sheqerin në gjak për të rinjtë me diabet të tipit 1 përputhet udhëzimet e Shoqatës Ndërkombëtare Për Diabetin tek Fëmijët dhe Adoleshentët.

“Provat tregojnë që ka një risk më të madhe nga dëmi i shkaktuar prej hiperglikemisë së zgjatur që do të zhvillohet tek fëmijët që do të ruajnë A1C në 8.5% gjatë një periudhe kohore”, pohon Dr. Jane Chiang, zëvendës presidente e Shoqatës Amerikane të Diabetit.