Përdorimet

Preventivë tek komplikimet e ishemi-së kardiake, preventivë e shkurtër (një muaj) tek infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit), tek pacientët me angina jostabile që nuk reagojnë në trajtim me terapi konvencionale.

Kundërpërdorimet

Hemorragji intern-e aktive, tek intervenimet kirurgjik-ale, tek traumat intrakranial-e (në kokë) apo intra-spinal-e (kolona vertebrale) në dy muajt e fundit, neoplazmë (tumor) intrakraniale, malformacione arteriovenoze, aneurizëm, hipertension të rëndë, hemorragji, trombocitopeni, vaskulit, retinopati (patologji të retinës nga hipertensioni ose diabet-i) hipertensive ose diabetike.

Efektet anësore

Manifestime hemorragjike, ndjesi të vjelle,  vjellje, hipertension, bradikardi, dhimbje gjoksi, dhimbje shpine, dhimbje koke, ethe, trombocitopeni, rrallë tamponada e zemrës, reaksion të mbindjeshmërisë.

Dozimi

Të rriturit: Në fillim me injeksion intravenoz për 1 min, 250 mcg/kg, pastaj me infuzion I.V, 125 nanogram/kg/minutë (maksimalisht 10mcg/minutë).

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 2 mg/mL.