Përdorimet

Konstipacion (kapsllëk) kronik; hepatike encefa-lopatia (patologji e kokës nga probleme të mëlcisë, encefalopati e sistemit portal).

Kundërpërdorimet

Nuk duhet të përdoret në abdomen (bark) akut; apendicit; obstruksion intestinal (bllokim i zorrës), mekanik; galaktozemi (galaktozë e rritur në gjak).

Efektet anësore

Spazmë, diarre (në doza të larta), flatulencë (gazra të shtuara), ndjenjë të vjelle, vjellje.

Dozimi

Në trajtë tretësire në konstipacion fillimisht 15 mL 2 herë në ditë, e rregulluar sips nevojës së pacientit, fëmijët nën 1 vjeç 2.5mL, 1-5 vjeç 5mL, 5-10 vjeç 10 mL 2 herë në ditë.

Encefalopati hepatike 30-50 mL, 3 herë në ditë e rregulluar në mënyrë që të prodhojë 2-3 “jashtëqitje të lehta” në ditë.

Në trajtë pluhuri, në konstipacion 10 g 2 herë në ditë, e rregulluar sipas nevojave të pacientit, fëmijët mbi 5 vjeç 5 g 2 herë në ditë, për fëmijët nën 5 vjeç rekomandohet tretësira. Tek encefalopatia hepatike 20-30 g 3 herë në ditë e cila përshtatet për të prodhuar 2-3 jashtëqitje të lehta.

Format farmaceutike dhe dozat

Tretësirë: laktulozë – 3,5 g/5mL, laktozë – 0.2 mg/5 mL dhe galaktozë – 0.47 mg/5 mL; pluhur, laktulozë – 10 g/qese.

Përdorimet

Tek dhimbjet në tumor-et malinj-e; pas traumave të rënda; pas operacioneve; tek infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit); astmë kardiake; edema pulmonare (ënjtje mushkërie) akute; obstruksion vaskular (bllokim të enëve të gjakut) periferik; shok traumatik; emboli pulmonare (bllokim i enëve të gjakut në mushkëri nga embol-at); kolikë abdominale (dhimbje të forta barku), renal-e dhe biliare; premedikacion para anestezi-së së përgjithshme.

Kundërpërdorimet

Tension intrakranial i rritur ose trauma të kokës; abdomen akut (bark i fortë nga dhimbjet); stazë e bronkeve; insuficiencë (pamjaftueshmëri) kardiake; insuficiencë renale (insuficienca renale), hepatike dhe respirator-e; alkoolizëm akut; delir tremens; çrregullime të qendrës së frymëmarrjes; pacientët në varësi të opioideve (drograve), hipertension (rritje e tensionit) arterial dhe pulmonar.

Efektet anësore

Sedacion (këputje), somnolencë (përgjumje), eufori, deprimim i frymëmarrjes, hipotension (ulje tensioni), retension (mbajtje) i urinës, spazmë uretrike (ureter) dhe biliar-e, tharje goje, djersitje, marrje mendsh, bradikardi, palpitacionet e zemrës (çrregullim i rrahjeve), hipotermi (ulja e temperaturës së trupit), halucinacion, ndryshime në mënyrën e sjelljes, vartësi fizike dhe psiqike, miozë, urtikarie dhe kruarje.

Dozimi

Oral-isht (nga goja) 50 mg çdo 3-4 orë preferohet të merren mbas ushqimit (diapazoni i dozimit është prej 25 mg –100 mg); Për fëmijët nën 12 vjeç nuk rekomandohet.

Parenteral-isht jepen 30 mg me injeksion intramuskular (I.M), injeksion subkutan (S.C) ose injeksion intravenoz (I.V); mund të përsëritet çdo 3-4 orë. Dozat që tejkalojnë 30 mg I.V. ose 60 mg I.M. ose S.C. nuk rekomandohen. Të mos tejkalohet doza e përgjithshme ditore prej 360 mg.

Injeksion S.C të aplikohet vetëm nëse është e domosdoshme pasi mund të shkaktohet dëmtim serioz i indeve në vendin e injektim-it.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 50 mg.

Kapsula: 50 mg.

Injeksion: 60 mg/2 mL.

Suposte: 50 mg.