Menaxhimi i dhimbjes pas një operacioni kirurgjikal

Menaxhimi i dhimbjes pas një ndërhyrje kirurgjikale fillon që para operacionit.

Kur dëgjoni mjekun tuaj të thotë fjalët “Do të na duhet ta operojmë” mund t’ju kalojnë të dridhura në trup. Menjëherë, ju vijnë në mendje pyetje lidhur me seriozitetin e gjendjes tuaj shëndetësore, vetë procedura dhe probabiliteti që kjo do t’ju shërojë. E më pas, është edhe perspektiva e dhimbjes pas operacionit. Sa shumë dhimbje do të keni? 

Lajmi i keq është se njëfarë dhimbje është një shoqërues i pashmangshëm në shumicën e llojeve të operacioneve. Ndërkaq, lajmi i mirë është se ekzistojnë shumë medikamente shumë të efektshme për ta mbajtur nën kontroll dhimbjen post operatore. Përveç kësaj në favor të një qetësimi më të madh, ekspert-ët thonë që dhimbja e kontrolluar mirë mund ta shpejtojë shërimin dhe të parandalojë problemet afatgjata.

Në mënyrë që të siguroheni që po merrni trajtimin më të mirë të mundshëm për dhimbjen post operatore, ekspertët këshillojnë një rol aktiv dhe mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit midis jush dhe mjekut tuaj, duke filluar që para operacionit.

Filloni që para operacionit

Koha për të biseduar me kirurg-un dhe anesteziolog-un tuaj lidhur me atë se si do të menaxhohet dhimbja pas operacionit është gjatë analizave para tij dhe jo pasi është kryer procedura.

Më poshtë keni disa probleme të rëndësishme për të diskutuar me mjekun tuaj para se të niseni për në spital:

  • Tregojini atij çdo gjë që ju do të ndërmerrni. Mjeku juaj nevojitet të jetë në dijeni për të gjithë shtesat ushqimore, ilaçet e rekomanduara dhe ato ilaçe që merrni pa recetë në mënyrë që të parandalojë bashkëveprimet e rrezikshme të ilaçeve.
  • Pyeteni se sa dhimbje do të keni dhe sa do të zgjasin ato. Çdo njeri mund ta menaxhojë dhimbjen në mënyra të ndryshme. Po ashtu çdo lloj operacioni përgjithësisht përmban një farë niveli dhe lloji të dhimbjeve.

P.sh. pas një operacioni të shpinës përgjithësisht njerëzit përjetojnë shumë spazmë muskulore. Nga ana tjetër operacionet abdominale zakonisht kanë një dhimbje ngërçi meqenëse zorrët funksionojnë për t’ju kthyer normalitetit.