Shtatzënia me "risk të lartë"

Shtatzënia është emocionuese, por ndonjëherë edhe shqetësuese. Çfarë ndodh në qoftë se keni ndonjë problem? Pasja e disa problemeve specifike me shëndetin mund t’ju fusë juve në kategorinë e një “shtatzënie me risk të lartë”. Është një etiketë alarmante. Por kjo nuk do të thotë që ndonjë gjë nuk do të shkojë mirë. Shumica e grave me shtatzëni me risk të lartë ia dalin mbanë. Ato lindin një foshnjë të shëndetshme dhe mbeten edhe vetë të shëndetshme.

Në qoftë se ju keni një shtatzëni me risk të lartë vetëm nevojitet që të punoni me ekipin tuaj mjekësor për të ulur mundësitë që të keni probleme. Gjithashtu, ju mund të doni të vizitoheni tek një specialist për shtatzënitë me risk të lartë ose për mjekësinë e nënës dhe fetus-it.

Realizoni një shtatzëni mundësisht sa më të shëndetshme

Filloni duke  mësuar se çfarë do t’i shtojë shanset tuaja për të pasur një fëmijë të shëndetshëm dhe në kohën e duhur.

  • Realizoni takimet me mjekun apo maminë tuaj dhe flisni me ta për riskun.
  • Mbani një dietë të shëndetshme dhe mos pini alkool.
  • Qëndroni në peshën që ju sugjeron mjeku apo mamia juaj.
  • Merrni vitaminat e paralindjes për t’u siguruar që merrni mjaftueshëm acid folik, hekur dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm.
  • Mos pini duhan dhe mos rrini në mjedise me tym duhani. Në qoftë se nuk keni mundur ta lini duhanin, kërkoni ndihmë nga mjeku apo mamia juaj. Sa më parë ta lini duhanin, aq më e shëndetshme do të jetë kjo gjë për ju dhe foshnjën tuaj. Megjithatë lënia në çdo kohë e duhanit ka efekte pozitive.
  • Merrni ilaçe pa recetë vetëm pasi t’ua lejojë mjeku apo mamia juaj.
  • Në qoftë se pini alkool apo përdorni drogë, bisedoni me mjekun ose maminë tuaj. Ju mund të keni besim tek ata dhe ata e dinë se ku të kërkojnë ndihmë në mënyrë specifike për gratë shtatzënë. Sa më shpejt të kërkoni ndihmë, aq më mirë do të jetë për ju dhe foshnjën.
  • Punoni me mjekun tuaj për të menaxhuar problemet si diabet-i, depresioni, presioni i lartë i gjakut ose ndonjë infeksion.
Shtatzënia molare

Një shtatzëni molare ndodh kur indi që normalisht bëhet fetus, në vend të kësaj bëhet një tumor anormal në mitër. Edhe se ai nuk është një embrion, ky tumor shkakton simptomat e shtatzënisë.

Një shtatzëni molare duhet të trajtohet menjëherë. Kjo do të sigurojë që i gjithë indi të largohet. Ky ind mund të shkaktojë probleme serioze tek disa gra.

Gati 1 në 1 500 gra me simptoma të hershme të shtatzënisë ka një shtatzëni molare. Kjo do të thotë që 1 499 gra nga 1 500 nuk e kanë këtë problem.

Çfarë e shkakton shtatzëninë molare

Shtatzënia molare mendohet se shkaktohet nga një problem me informacionin gjenetik të një veze ose spermatozoidi. Janë dy lloje të shtatzënisë molare: e plotë dhe e pjesshme:

  • Shtatzënia e plotë molare. Një vezë pa informacion gjenetik fekondohet nga një spermatozoid. Spermatozoidi rritet vetë por ai mund të bëhet vetëm një bllok indesh. Ai nuk mund të bëhet një fetus. Ndërsa ky ind rritet, ai duket si një vile rrushi. Ajo mund të mbushë mitrën.
  • Shtatzënia e pjesshme molare. Një vezë fekondohet nga dy spermatozoide. Placenta bëhet tumor molar. Çdo ind i fetusit që formohet ka gjasa të ketë defekte të rënda.

Disa herë një shtatzëni e cila duket sikur është me binjakë gjendet të jetë një fetus dhe një shtatzëni molare. Por kjo ndodh shumë rrallë.

Gjërat që mund të rrisin riskun tuaj për të pasur një shtatzëni molare përfshijnë:

  • Moshën. Risku për një shtatzëni të plotë molare rritet në mënyrë që qëndrueshme pas moshës 35 vjeç.
  • Një histori e një shtatzënie molare, veçanërisht nëse keni pasur dy a më shumë.
  • Një histori aborti.
  • Një dietë e ulët me karotinë. Karotina është një formë e vitaminës A. Gratë që nuk marrin mjaftueshëm nga kjo vitaminë kanë një shkallë më të lartë të shtatzënisë së plotë molare.

Cilat janë simptomat?

Një shtatzëni molare shkakton të njëjtat simptoma të hershme si edhe një shtatzëni normale, siç është një periodë e munguar ose sëmundja e mëngjesit. Por një shtatzëni molare zakonisht shkakton edhe simptoma të tjera. Ato mund të përfshijnë:

  • Rrjedhje të gjaku-t nga vagina.
  • Një mitër më të madhe se normale.