Aborti

Sa i zakonshëm është dështimi?

Dështimi (i njohur gjithashtu edhe si abort spontan) është rezultati i trishtuar i një përqindjeje të lartë të shtatzënive. Është menduar se një në tre shtatzëni përfundojnë në këtë mënyrë. Shpesh femra nuk e kupton që është shtatzënë dhe dështimi e rëndon atë duke përjetuar një periudhë më të rëndë se zakonisht.

Pas një dështimi

Humbja e një fëmije, është një eksperiencë shumë stresuese për shumë familje. Kjo ndodh veçanërisht kur për gruan është shtatzënia e parë. Nëse një grua ka fëmijë ajo të paktën e di që ajo mund të bëjë fëmijë.

Ato që kanë humbur fëmijën nëpërmjet një dështimi mund të nxjerrin disa mësime. Shumica e grave që e kanë këtë eksperiencë shkojnë drejt lindjes së fëmijëve të shëndetshëm në të ardhmen.

Çfarë e shkakton dështimin?

Në shumicën e rasteve nuk ka asnjë arsye të njohur për dështim, madje edhe në ato gra fatkeqe që vuajnë dështime të përsëritura. Prandaj është e vështirë për të dhënë këshilla sesi të zvogëlohen shanset e kësaj ngjarjeje.

Studime të fundit kanë treguar që dështimi duket më i zakonshëm tek gratë që pinë shumë kafe. Kështu që, nëse jeni shtatzënë, ose mendoni të mbeteni, zvogëlimi i sasisë së kafes që konsumoni është një ide e mirë.