Përdorimet

Sulmet parcial-e epileptike me ose pa gjeneralizim tek të rriturit.

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet.

Efektet  anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Dobësi, somnolencë, mundim, ataksi, nistagmë, tremor, dizartri, amnezi, depresion, të menduar abnormal, shtangime.

SKV (Sistemi Kardiovaskular): Edemë periferike, vazodilatacion (zjerim i enëve të gjaku-t).

ORL (Otorinolaringologji): Rinit, faringit, kollë, tharje e fytit.

Oftalmologji: Diplopi, ambliopi.

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Nauze, vjellje, konstipacion, tharje e gojës, dispepsi.

SUGJ (Sistemi Urogjenital): Impotencë.

Hematologjike: Zvogëlim i numrit të leukocite-ve.

Lëkura: Kruarje, abrazion.

Të tjera: Çrregullime të dhëmbëve, rritja e oreks-it dhe e peshës, dhimbje muskulare, fraktura.

Dozimi

Fillohet me 300 mg një herë në ditë, dy herë nga 300 mg në ditën e dytë, tre herë nga 300 mg në ditën e tretë dhe kështu me rradhë deri në 1.800 mg në ditë ose edhe më pak nëse efektet janë të kënaqshme. Tolerim i mirë i medikamentit është treguar edhe gjatë administrimit të dozave më të larta (deri në 3.600 mg).

Ekziston skemë e posaçme e dozimit tek pacientët me sëmundje të rënda të veshkave ose tek ata që i nënshtrohen hemodializës.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 100 mg, 300 mg, 400 mg.