Qasje të reja për mjekimin e akneve

Ende nuk ekziston ndonjë kurim për akne-t, por mjekimet e reja e bëjnë këtë shqetësim të përgjithshëm e të zakonshëm të adoleshencës më të lehtë për t’u menaxhuar, thonë dermatolog-ët.

“Gjërat janë shumë më mirë sot sepse ka shumë alternativa për të mjekuar aknet”, thotë Dr. Sarah Taylor, dermatologe.

“Bota e rekomandimeve ka ndryshuar me të vërtetë në 10 vjetët e kaluar. Neve jemi shumë më mirë të pajisur për t’u marrë me të gjithë llojet e ndryshme të akneve”, thotë Taylor në një komunikatë për shtyp. Çdo pore e lëkurës përmban një gjëndër që prodhon yndyrë, e njohur si sebum. Kur këto gjëndra prodhojnë yndyrë me të tepërt, poret mund të bllokohen. Ndërkohë papastërtitë, bakteret dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të grumbullohen brenda. Kjo gjë shkakton forma të ndryshme të lezion-eve të lëkurës.

Çdokush mund të ketë akne, burra e gra dhe njerëz nga të gjitha racat. Megjithëse ky shihet përgjithësisht si problem i adoleshentëve, edhe të rriturit mund të kenë akne. Është llogaritur se tetë nga dhjetë njerëz kanë pasur akne në një fazë të jetës së tyre.

Ndryshimet hormonale mund të luajnë një rol në akne. Kjo mund të ndihmojë të shpjegohet përse adoleshentët dhe gratë shtatzënë shpesh kanë akne. Sëmundjet e lëkurës mund të jenë edhe familjare.

Megjithëse ekzistojnë mjekime të efektshme ekspert-ët tërheqin vëmendjen që duhet të kalojë njëfarë kohe deri sa pacienti të shohë ndonjë farë përmirësimi.

Produktet e marra pa recetë mund të funksionojnë në shumë raste, por pavarësisht se cfarë mund të thonë reklamat televizive, ato kërkojnë kohë për të vepruar, zakonisht gjashtë deri në tetë javë.

Për rastet më të rënda të akneve të cilat nuk pastrohen brenda një apo dy muajve, dermatologët mund të rekomandojnë medikamente më të forta.