Përdorimet

Mungesë kalcium-i, hipokalcemi në tetanus neo-natal, deficienca paratireoidale (mungesa e të ashtuquajturit hormoni paratiroid), deficiencë (mungesë) në vitamina D, alkalozë; prevencë e hipo-kalcemisë gjatë transfuzion-it, keq-absorbim intestinal (tretja e keqe në zorrë).

Kundërpërdorimet

Gurë në veshkë, hipo-fosfatemi (ulja e fosfor-it), hiperkalcemi (rritja e kalciumit), fibrilacion ventrikular (dëmtim i përcimit nervor ventrikular), pacientët e digit-alizuar.

Dozimi

Përdoret vetëm për injeksion intravenoz (I.V) pasi injektim-i me injeksion intramuskular (I.M) ose injeksion subkutan (S.C) mund të shkaktojë nekrozë (vdekje) dhe absces të indeve.

Të rriturit: 2.3 deri 9.3 mEq (5-20 mL glukonat kalciumi 10%) sipas nevojës. Diapazoni i dozimit është 4.65 deri 70 mEq/ditë.

Fëmijët: 2.3 mEq/kg/ditë ose 56 mEq/m2/ditë, të holluar mirë; të jepet ngadalë në doza të ndara.

Foshnjat: Jo më tepër se 0.93 mEq (2 mL).

Për ngritje emergjente të nivelit të kalciumit në plazma:

Të rriturit: 7 deri 14 mEq (15 deri 30.1 mL) I.V.

Fëmijët: 1 deri 7 mEq (2.2 der 15 mL).

Foshnjat:<1mEq (2.2 mL). Varësisht nga përgjigjia e pacientit këto doza mund të përsëriten çdo 1-3 ditë.

Për trajtim të tetanusit hipokalcemik (kontraktim-e muskulare nga ulja e kalium-it në gjak):

Të rriturit: Mund të jepen 4.5 deri 16 mEq të kalciumit (9.7 deri 34.4 mL) I.M derisa të arrihet përgjigjia terapeutik-e.

Fëmijët: 0.5 deri 0.7 mEq/kg (1.1 deri 1.5 mL/kg) I.V. 3-4 herë në ditë ose derisa të arrihet kontrolli i tetanusit.

Neonat-ët: 2.4 mEq/kg/ditë (5.2 mL/kg/ditë në doza të ndara).

Trajtimi i hiperkalemisë me intoksikim sekondar kardiak:

Të jepen 2.25 deri 14 mEq (4.8 deri 30.1 mL) duke bërë monitorimin e EKG. Nëse është e nevojshme të përsëritet doza mbas 1 deri 2 minutash.

Intoksikim me magnezium:

Të rriturit: Doza fillestare është 4.5-9 mEq (9.7-19.4 mL) I.V. Rregulloni dozat pasuese sipas përgjigjes terapeutike të pacientit. Nëse dhënia I.V është e pamundur të jepet 2-5 mEq (4.3-10.8 mL) I.M.

Transfuzioni i gjaku-t:

Të rriturit: Afërsisht 1.35 mEq (2.9 mL) I.V në proporcion me çdo 100 mL gjak (me citrat).