Absceset e gjirit

Absces-i i gjirit është një koleksion i lokalizuar qelb-i në indin e gjirit. Ai zakonisht shkaktohet nga një infeksion bakterial.

Simptomat e absceseve të gjirit

Shenjat dhe simptomat e abscesit të gjirit janë:

  • Dhimbje në gjirin e prekur;
  • Skuqje, ënjtje dhe ndjeshmëri në zonën e gjirit; dhe
  • Temperaturë.

Çfarë i shkakton absceset e gjirit?

Absceset e gjirit zakonisht janë shkaktuar nga infeksionet bakteriale, që në pjesën më të madhe të rasteve ndodhin kur gratë ushqejnë me gji. Bakteri mund të futet në gji nëpërmjet thimthës së gjirit gjatë të ushqyerit ose nëpërmjet areolë-s (zona e errët e thimthës së gjoksit). Nëse infeksioni nuk trajtohet, abscesi mund të zhvillohet. Mastiti, që është një inflamacion i gjirit i shkaktuar nga një infeksion bakterial, mund progresojë në një absces të gjirit, nëse nuk është trajtuar me antibiotikë.

Çfarë mund të bëni ju

  • Kosultojuni me një mjek në shenjat e para të shfaqjes së kancer-it të gjirit;
  • Mos ushqeni me gji kur keni një gji të infektuar me absces. Megjithatë, nëse keni mastit atëherë vazhdoni të ushqeni me gji pasi kjo do të ndihmojë në pastrimin e gypave të qumështit në gjirin tuaj. Mjeku juaj do t’ju këshillojë juve;
  • Merrni lirues  të thjeshtë dhimbjesh, siç është paracetamoli ose ilaçet anti-inflamatore josteroidale (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug).

Çfarë mund të bëjë mjeku juaj për ju

Nëse mendoni se keni mastit ose absces të gjirit, ju duhet të kërkoni ndihmë nga mjeku juaj që mund:

  • T’ju japë antibiotikë; dhe
  • Të organizojë për ju kryerjen e një kirurgji-e të vogël.

Parandalimi i absceseve të gjirit

  • Mbani gjinjtë tuaj të pastër, duke i larë ato çdo ditë me sapun të butë dhe ujë;
  • Pas të ushqyerit me gji, fshini gjinjtë tuaj me një pambuk të steril-izuar me ujë të ftohtë;
  • Në fund të të ushqyerit, lejoni gjinjtë tuaj që të thahen në mënyrë natyrale;
  • Aplikoni çdo ditë krem në thimthat e gjoksit tuaj për të parandaluar plasaritjen.