Përdorimet

Aritmi (çrregullim i ritmit) ventrikular-e sidomos të atyre pas infarkt-it të miokard-it (infarkt i miokardit) dhe të aritmive super-ventrikulare.

Kundërpërdorimet

Pacientët më ndjeshmëri të lartë në bar, sindromi i sinus-it (sinusit) të sëmurë, shkalla e 2-të dhe e 3-të e bllokut të zemrës në mungesë të pacemaker-it, shock kardiogjenik dhe insuficiencë e rëndë kardiake e pa kompensuar.

Efektet anësore

Hipotension, tharje goje, turbullim i të parit, retenë e urinës, psikozë akute, ikter kolestatik, hipoglikemi.

Dozimi

Me rrugë  oral-e (nga goja): 300-800mg në ditë në doza të ndara,

I.V (venoze): 2 mg/kg masë, ngadalë për një kohë të paktën 5 minuta, deri në një dozë maksimale prej 150 mg. Pas kësaj menjëherë vijohet ose me 200 mg oralisht e pastaj më 200mg, çdo 8 orë ose me 0.4 mg/kg në orë. Me perfuzion në venë: në orën e parë 300 mg dhe pastaj 800 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 100 mg, 150 mg.

Injeksion: 10 mg/mL në ampulë 5mL (si fosfat).