Përdorimi i celularëve lidhur me aktivitetin e qelizave të trurit

Një studim tregon se ekspozimi ndaj radiacionit të celularëve për 50 minuta pakëson glukozë-n (sheqerin) në zonat e trurit që janë afër antenës së celularit. Pakësimi i glukozës tregon se qelizat e trurit janë aktive.

Kërkuesit në SHBA gjetën se kishte rënie të nivelit të glukozës tek 47 persona të shëndetshëm që morën pjesë në studim, në korteks-in orbitofrontal dhe në polet temporal-e (zona të trurit mbi sy dhe ngjitur me veshin) kur celularët ishin hapur, krahasuar me momentet kur celularët ishin mbyllur.

Rezultatet sugjerojnë se absorbim-i radiacionit nga truri mund të “shtojë eksitueshmërinë” e qelizave të trurit, por studimi nuk mundi të përcaktonte nëse përdorimi i celularëve mund të sillte efektet që mund të çojnë në zhvillimin e kancer-it, u shkrua në revistën JAMA (2011; 305: 808-13).