Kontracepsioni: Planifikimi familjar natyral

cikli menstrual

Çfarë është planifikimi familjar natyral?

Planifikimi familjar është një alternativë e kontrollit të lindjes që përfshin abstenimin nga marrëdhëniet seksuale gjatë kohës që ju keni më shumë gjasa që të mbeteni shtatzënë.  Ajo i referohet gjithashtu ndonjëherë “abstinencë-s periodike” dhe përfshin teknika të tilla si “billings” dhe metodat “ritmike”.

Si funksionon?

Metoda e planifikimit natyral familjar funksionon duke përcaktuar ditët e tua pjellore, duke parë ndryshimet në temperaturën e trupit tuaj (BBT) ose mukus-it cervikal, ose duke përdorur metodat simptotermike  (që përfshin simptomat e ovulacion-it dhe vëzhgimin e temperaturës) ose metodat kalendarike, dhe duke iu përmbajtur marrëdhënieve gjatë atyre ditëve.

Për shkak se disa sperma mund të mbijetojnë për 7 ditë (mesatarja është 2-3 ditë) dhe veza për më shumë se 24 orë pas lirimit nga vezorja, shumica e grave janë pjellore për disa ditë para dhe pas ovulacionit, dhe kjo duhet të merret parasysh në përcaktimin e periudhës së abstinencës.

Sa efektiv është?

Efektiviteti i metodave të planifikimit natyral mund të ndryshojnë jashtëzakonisht shumë në varësi të teknikave të veçanta që përdoren dhe përkushtimit të çiftit. Kur përdoret për një vit nga 100 gra, metodat e ndryshme kanë normat e mëposhtme të dështimit; metoda e temperaturës do të rezultojë në 14-24 shtatzëni; metoda e mukusit në 20 shtatzëni; dhe metoda simptotermike në 16 shtatzëni. Metoda kalendarike ka një normë të lartë të dështimit dhe zakonisht nuk është e rekomandueshme.

Cilat janë avantazhet?

Disa nga avantazhet e planifikimit natyral familjar janë që:

  • Nuk kërkon ilaçe, kimikate ose aparate;
  • Nuk ka rreziqe shëndetësore;
  • Është e miratuar nga shumë fe;
  • Nuk është e shtrenjtë;
  • Mund të kurajojë komunikimin dhe bashkëpunimin në çiftet e motivuar; dhe
  • Lejon gruan që të jetë e vetëdijshme dhe e informuar për ciklin e saj riprodhues.

Cilat janë disavantazhet?

Disa nga disavantazhet e planifikimit natyral familjar janë që:

  • Ajo kërkon një sërë instruksionesh dhe shumë hapa për të parashikuar ovulacionin (periudhën pjellore);
  • Çiftet duhet të jenë shumë të motivuar;