Përdorimet

Hipnotizëm, status epileptik, abstinencë nga alkool-i, qetësim gjatë anestezi-së lokale.

Kundërpërdorimet

insuficiencë akute pulmonar-e, tek alkoolistët që vazhdojnë të pijnë.

Efektet anësore

Kongjestion dhe irritim nazal; dhimbje koke; reaksione në lëkurë (më rrallë); tek infuzion-et I.V.(venoze) tromboflebit i lokalizuar; takikardi dhe rënie kalimtare e presionit së gjakut.

Dozimi

Në pagjumësi të theksuar, tek të rriturit, 1-2 kapsula ose 5-10 mL shurup para gjumit.

Në agjitim, nga 1 kapsulë ose 5 mL shurup, 3 herë në ditë.

Abstinencë nga alkooli fillimisht 2-4 kapsula, pastaj:

– ditën e parë 9-12 kaps. të ndarë në 3-4 doza.

– ditën e dytë 6-8 kaps. në 3-4 doza.

– ditën e tretë 4-6 kapsula në 3-4 doza, pastaj doza zvogëlohet gradualisht me trajtim maksimal 9 ditor.

Në anestezi lokale, infuzion I.V. si tretsirë 0.8% të edisilatit të klormetiazolit; për induksion 200 mg/min në 1-2 minutat e parë pastaj dozë mbajtëse 8-32 mg/min.

Në status epileptik, si tretësira 0.8% fillimisht, 40-120 mg/min deri në maksimum  320-800 mg /min; nëse ka nevojë mund të vazhdohet (në bazë të përgjigjes së pacientit) me rëndom 4-8 mg/min.

Tek fëmijët: fillimisht 80 mcg/kg/min pastaj doza rritet çdo 2-4 orë derisa të ndalen konvulsion-et.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 192 mg.

Shurup: 250 mg/5 mL.

Infuzion I.V: 0.8% (8 mg/mL), 500 mL.