Frika nga të qenit prind. Çfarë mund të bëni ju për këtë?

Kohët e fundit u anketuan më shumë se 2 400 prindër për të gjetur se çfarë i lë ata pa gjumë natën. Frika luhatet nga shqetësimet rreth të ardhmes së fëmijëve tuaj e deri tek siguria për shëndetin e tyre afatgjatë.

Kjo na bën të pyesim: A janë fëmijët tanë vërtet në rrezik, apo shqetësimi është thjesht i qepur në ADN-në tonë të prindit?

Në përgjithësi, prindërit dhe ata që nuk janë prindër njëlloj priren të frikësohen nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojnë. Prindërit gjithashtu priren të frikësohen nga rreziqet sensacionale, ato që tërheqin vëmendjen e medias dhe krijojnë melodrama si të filmave më të shikuar gjatë javës. Sipas ekspert-ëve, është e zakonshme që prindërit të shqetësohen shumë se fëmija i tyre mund të rrëmbehet nga ndonjë i huaj se sa për udhëtimet e tij me makinë pa rripin e sigurimit, apo që luan pranë një pishine të pa rrethuar, megjithëse makina dhe pishina mund të paraqesin rrezik më të madh për fëmijët se sa rrëmbimi.

Një mori ekspertësh u pyetën për të përcaktuar çfarë duhet të bëni për t’i pasur të pa rrezikuar fëmijët tuaj.

Shpresa të mëdha

Frika: Unë kam frikë se fëmija im nuk do të marrë arsimin e duhur dhe shanset që i nevojiten për të arritur potencialin e vet.

Kjo ishte frika më e madhe e prindërve në anketimin tonë. Kjo na befasoi sepse ne anketuam prindër të fëmijëve relativisht të vegjël. Por kjo nuk ishte befasi për Pamela Paul, autore e librit Të qenit Prindër. Në të ajo tregon se si ankthi prindëror ushqehet nga marketingu i lodrave dhe produkteve “edukative” dhe i programeve të leximit të hershëm, të cilat do ta vënë fëmijën tuaj në një rrugë të shpejtë të suksesit, madje edhe para se ai të çlirohet nga pelenat. Paul beson se ky ankth prindëror është një reagim racional ndaj një klime të frikshme ekonomike. Në bazë të kësaj frike të prindërve është një ndjesi e gjerë e pasigurisë ekonomike. Prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre nuk do ta kenë të lehtë dhe shumë prindër sot duan një të ardhme tjetër për fëmijët e tyre.