Ndryshimet klimatike mund të dëmtojnë shëndetin mendor

Normat e depresion-it, ankth-it, stresit post-traumatik dhe abuzim-it të substancave, janë të njohura për rritje niveli, sidomos gjatë periudhës së ndryshimeve klimatike.

Mbi një në 5 persona do të vuajnë nga stresi ekstrem, dëmtimi emocional dhe dëshpërimi pas një kohe shumë të keqe siç janë ciklonet, thanë raportimet.

Ndryshimi i klimës po shfaqet si një kërcënim serioz për shëndetin mendor, me trauma, e gjithë kjo si rezultat i ndryshimeve klimatike ekstreme, tha Dr. Burke.

Dokumenti, Vuajtja ndaj ndryshimeve klimatike: kostoja reale e jetesës me mosveprime mbi ndryshimet klimatike, bën thirrje për nisma për menaxhimin e ndryshimeve që ndodhin tek njeriu si rezultat i ndryshimeve klimaterike.

Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) është një lloj çrregullimi ankth-i që prek njerëzit që kanë qenë dëshmitarë ose që kanë qenë përfshirë në një situatë traumatike. Simptomat e PTSD-së vazhdojnë për më shumë se një muaj, pas ekspozimit me ngjarje traumatike dhe mund të komplikojnë jetët e njerëzve.

Shkaqet e PTSD-së

PTSD ju ndodh njerëzve që kanë përjetuar ngjarje shumë të pakënaqshme dhe traumatike në jetën e tyre. Këto ngjarje zakonisht përfshijnë të qenit okular në ndonjë çështje ose të qenit personalisht në rrezik për vdekje, ose afër vdekjes apo të dëmtuar rëndë. Përveç kësaj, edhe një sërë situatash të tjera mund ta shkaktojnë atë.

Këto përfshijnë aksidentet motorike, sulmin fizik dhe seksual, grabitjen e armatosur, fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarri, ose të paturit e një ataku të zemrës apo diagnostikimin me një gjendje jetëkërcënuese. Njerëzit, si p.sh. punëtorët e emergjencës, puna e të cilëve sjell kontakte të shpeshta me ngjarje të rënda, nuk janë imunë dhe mund të përjetojnë PTSD-në.

Simptomat e PTSD-së

Njerëzit me PTSD zakonisht shfaqin një sërë simptomash të ngjashme, duke përfshirë të mëposhtmet:

  • Ripërjetimin e vazhdueshëm të ngjarjeve;
  • Shmangien e vendeve, zhurmave dhe gjërave të tjera që përkeqësojnë memorien në lidhje me ngjarjen;
  • Irritimin dhe të mërziturit shumë shpejt;
  • Vështirësi në fjetje.

Për shkak të mos komunikimit me të tjerët në lidhje me ngjarjet e përjetuara, shumë ngjarje të PTSD-së nuk trajtohen për shumë vite. Shpesh problemi ngatërrohet me ankthin ose depresion-in.

Njerëzit me PTSD kanë një incidencë më të lartë të alkool-it dhe të abuzim-it me substanca të tjera. PTSD shumë shpesh sjell probleme me marrëdhëniet intime. Depresioni është zakonisht më i zakonshëm ndërmjet njerëzve me PTSD.

Trajtimi

PTSD mund të trajtohet në mënyrë efektive nëpërmjet edukimit, këshillimit, mbështetjes dhe ilaçeve, ashtu sikundër menaxhimit të çrregullimeve të humorit.