Përdorimet

Te glaukomat e thjeshta kronike apo me kënd të hapur; glaukoma sekondar-e; edemave kardiake (edema me shkaqe nga patologji-të e zemrës), epilepsi-së bashkë me antikonvulsivë të tjerë.

Kundërpërdorimet

Te pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit; te çrregullimet e theksuara të veshkave dhe mëlcisë; në insuficiencën (ulje të funksionit) tek gjëndra mbiveshkore dhe në acidozën hiperkloremi-ke (rritje të sasisë së klorit në gjak); përdorimi i gjatë është i kontraindikuar edhe te glaukoma kongjestive kronike këndngushtë.

Efektet anësore

Parestezi (bllokim muskular regjional), anoreksi (mungesë oreks-i), ndryshime të ndjenjës së të shijuarit; poliuri (urinim i shpeshtë), polidipsi (etje për ujë), dhimbje koke, marrje mendsh, lodhje, irritabil-itet, konfuzion, përgjumje. Në raste të rralla fotosensivititet (ndjeshmëria ndaj dritës), acidozë, miopi (dëmtim i shikimit nga larg) kalimtare (duhet ulur doza), ethe, agranulocitozë (ulja e qelizave granulocite në gjak), trombocitopeni (ulja e trombociteve), leukopeni (ulje e leukocite-ve), anemi aplastike sekondare, ekzantemë (skuqje), anafilaksi, kristaluri (prania e kristale-ve në urinë), formim kalkul-ash (gurë), kolikë renal-e (dhimbje të forta të veshkave) dhe uretral-e (ureter), dëmtime renale (veshkash), urtikarie (njolla të kuqe), hematuri (prania gjaku në urinë), glukozuri (prania e glukozë-s  në urinë), insuficiencë hepatike (ulja e funksionit të mëlcisë), paralizë dhe konvulsion.

Dozimi

Në glaukomë: 250-1000 mg në ditë, në doza të ndara. Në edemë kardiake: doza fillestare për të shkaktuar diurezë (urinim) është 250-375 mg, 1 herë në ditë në mëngjes ose 250-375 mg 2 herë në ditë, e pastaj një ditë po dhe një ditë jo. Në epilepsi: të rriturit, 250-1000 mg në ditë, në doza të ndara. Fëmijët: 8-10 mg/kg, në ditë, në doza të ndara; nuk duhet tejkaluar doza prej 750 mg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 250 mg.