Një udhëzues i shpejtë për lëkurën e thatë të prirë për akne dhe si të trajtohet ajo

Çdokush e di që lëkura e prirë për akne prodhon yndyrë të tepërt. Por në luftën kundër puçrrave, disa e teprojnë. Pavarësisht nga prodhimi i tepërt i dhjamërave, shumë pacientë luftojnë po ashtu edhe kundër tharjes së lëkurës, gjë që mund të jetë rezultat i larjes së tepërt ose efekt anësor i disa ilaçeve. Cilido qoftë shkaku, e rëndësishme është që ju ta trajtoni atë, sepse mungesa e lagështisë e bën lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe më të prirë për t’u inflamuar.

Si duhet trajtuar lëkura e thatë?

Do të shohim se si dëmtimi i funksionit mbrojtës të lëkurës, e lejon lagështinë të largohet dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin e lëkurës tuaj. Duke qenë se lagështimi është zgjidhje evidente, do t’u jepen po ashtu edhe disa njohuri bazë për lagështuesit dhe se si të zgjidhni diçka që është e përshtatshme për lëkurën tuaj.

Njohuri bazë për lëkurën e thatë

Shtresa e jashtme e lëkurës vepron si një barrierë midis jush dhe botës së jashtme. Nga ana mjekësore kësaj i referohen si funksioni mbrojtës i lëkurës. Për të pasur një ide se si funksionon kjo, përfytyroni një mur me tulla.

Qelizat janë si tullat dhe yndyrat natyrore në lëkurën tuaj janë llaçi që i lidh ato me njëra tjetrën. Qelizat që veprojnë si tullat, janë të mbushura me ujë dhe yndyra deri sa ënjten. Kjo ënjtje është e mirë sepse ajo i lidh qelizat fort me njëra tjetrën dhe e bën të vështirë për çdo gjë që ta depërtojë barrierën.

Edhe yndyrat në shtresën e sipërme të lëkurës janë një barrierë natyrore për ujin. Ato e pengojnë lagështinë të largohet me të tepërt nga lëkura juaj. Pa këtë shtresë të lëkurës barrierë, organ-et tuaja të brendshme jetësore do të thaheshin dhe do të vdisnin shpejt.

Kur ju e lani fytyrën tuaj me sapun ose me një pastrues tjetër të ashpër ndodh diçka e keqe. Detergjenti largon shumë yndyra natyrore nga lëkura. Ai largon llaçin që i mban lidhur tullat dhe lejon që uji të avullojë nga lëkura.