Përdorimet
Si ndihmës gjatë mjekimit me antikoagulantë-t që merren oral-isht për parandalimin e ndërlikimeve trombemboli-ke prej valvul-ave të zemrës, ndërsa i kombinuar më acid acetilsalicilik indikohet në sëmundjet trombo-tike ose në kardiopati ishemi-ke (oksigjenim i ulët i muskulit të zemrës).
Kundërpërdorimet
Nuk njihet ndonjë kontraindikim absolut i dipiridamolit.
Efektet anësore
Dhimbje të kokës, marrje mendsh, dispepsi, diarre e lehtë dhe ekzantemë.
Dozimi
Të rriturit: 300-600 mg në ditë, në 3 ose 4 doza të ndara. Fëmijët: 5mg/kg të masës, në doza të ndara. Duhet përdorur para ushqimit.
Format farmaceutike dhe dozat
Tableta: 25 mg, 50 mg, 75 mg.