Përdorimet

Për korrektimin e shpejtë të malabsorbim-it (keq-tretje) tek alkool-izmi; pas infeksioneve akute (të menjëhershme), post-operative (pas operacionit) etj.

Dozimi

Injeksion intramuskular (IM): një apo dy në ditë deri në 7 ditë.

Injeksion intravenoz (IV): 2-3 çdo 8 orë.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksione vetëm për përdorim I.M: Acid askorbik 500 mg, nikotinamid 160 mg, piridoksinë si klorhidrat 50 mg, riboflavin 4 mg, tiaminë si klorhidrat 250 mg/7 mL.

Injeksione vetëm për përdorim I.V: Acid askorbik 500 mg, glukozë anhidrike 1g, nikotinamid 160 mg, piridoksinë si klorhidrat 50 mg, riboflavin 4 mg, tiaminë si klorhidrat 250 mg/10mL.