Ngrënia e peshkut: Pro-të dhe Kundra-t

Është e rëndësishme të dini se çfarë peshku të merrni dhe çfarë nuk duhet të hani kur ju përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Ushqimet e detit dhe peshku janë të mbushur me proteina, vitamina dhe acide yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën, lëndë ushqyese të rëndësishme kur jeni në dietën e para shtatzënisë. Por kur ju përpiqeni të mbeteni shtatzënë, ju duhet të keni kujdes me peshkun që ju gatuani, sepse disa lloje peshku përmbajnë nivele shumë të larta dhe të rrezikshme të metalit të rëndë – merkurit, një toksinë e cila dëmton sistemin nervor. Ja disa nga mënyrat për t’i shpëtuar këtij rreziku:

Përpiquni të mos i kaloni sasitë e peshkut me të cilat ushqeheni. Sipas ekspert-ëve, sasia e peshkut me përmbajtje të ulët të merkurit që mund të konsumoni në një javë kur jeni shtatzënë apo përpiqeni të mbeteni shtatzënë duhet të jetë rreth 350 gram, sepse përmban shumë proteina të shëndetshme për foshnjën. Mirë është që të konsumoni rreth dy deri tre racione peshk në javë.

Njiheni peshkun që konsumoni. Ekspertët thonë që karkalecat e detit, salmoni etj. janë zgjedhje të mira, ndërsa peshku shpatë, peshkaqeni, skumbria kanë përmbajtje të lartë të merkurit dhe duhen eliminuar nga dieta juaj. Peshku ton, edhe ai ka një përmbajtje të lartë merkuri, por mund të konsumohet në gjysmën e sasisë së përmendur më sipër.