A është dhënia e gjirit me të vërtetë zgjedhja më e mirë?

Shumë gra që nuk janë në gjendje të japin gji, ndjehen fajtore për këtë dhe shqetësohen se mund t’i privojnë fëmijët e tyre nga një larmi avantazhesh. Grupe të tilla si Akademia Amerikane e Pediatri-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandojnë gjashtë muaj dhënie gjiri (ushqyerje vetëm me gji), për gjithë të miturit, duke përmendur studimet që tregojnë se qumështi i gjirit është lehtësisht i tretshëm dhe përmban ushqyes, që janë të një niveli më të lartë se ata që gjenden tek përgatitjet e ndryshme për foshnjat, ose që mungojnë tek ato, përfshirë këtu substancat imunologjike që ulin normat e infeksionit dhe acide yndyrore, me rëndësi për zhvillimin e trurit.

Por tani, një studim i ri tregon se shumë nga të mirat afatgjata që i atribuohen ushqyerjes me gji, mund të jenë efekte, jo të vetë dhënies së gjirit apo qumështit të tij, por të shëndetit të mirë dhe pritshmërive të mira të grave që zgjedhin t’i ushqejnë foshnjat me gji.

Kërkuesit shkencorë në Universitetin e Shtetit të Ohaio-s krahasuan 1,773 dyshe vëllezërish/motrash, ku njëri prej fëmijëve ishte ushqyer me gji dhe tjetri me qumësht biberoni, në lidhje me 11 matje shëndetësore si dhe aftësinë e tyre intelekt-uale. Fëmijët ishin nga mosha 4-14 vjeçare.
Hulumtuesit regjistruan disa rezultate të shëndetit dhe sjelljes të çifteve, duke përfshirë indeksin e masës trupore, obezitet-in, astmën, hiperaktivitetin, kuptimin në të lexuar, aftësinë matematikore dhe inteligjencë-n e bazuar në memorie. Studimi, i publikuar online në faqen Shkenca dhe Mjekësia Sociale, nuk gjeti asnjë dallim, statistikisht të rëndësishëm, mes vëllezërve dhe motrave që ushqehen me gji dhe atyre me biberon, në asnjë nga matjet e kryera.

Duke studiuar vëllezërit/motrat “jo të njëjtë’, ku njëri prej të cilëve ishte ushqyer me gji dhe tjetri jo, autorët janë përpjekur të minimizojnë mundësinë që dallimet raciale, ato socio-ekonomike, arsimore apo të tjera mes familjeve, të ndikonin tek rezultatet. Ata shtojnë se shumë studime të mëparshme mbi dhënien e gjirit nuk kanë qenë në gjendje të kontrollojnë këta faktorë.

Dieta e pjellorisë: Ushqimet që ju duhen për të mbetur shtatzënë

Kur vjen puna për të mbetur shtatzënë, thënia e lashtë “ju jeni ajo që hani” tingëllon e vërtetë. “Çfarë ju hani ndikon në gjithçka, nga gjaku juaj tek qelizat dhe tek hormonet tuaja”, thotë Cynthia Stadd, një specialiste e të ushqyerit në Qendrën Berkley për Shëndetin Riprodhues të grave në Nju Jork Siti.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, një organizatë jofitimprurëse që promovon shëndetin riprodhues, ju duhet të duroni tre muaj pas një viti ndryshimesh dietetike që këto të fundit të zënë rrënjë. Por në qoftë se jeni në fazën kur keni vendosur të bëheni me fëmijë, mos u shpejtoni, asnjëherë nuk është vonë. Duhet të keni parasysh këto gjëra:

Pini alkool sa më rrallë

Një gotë verë herë pas here ose një shishe birrë ndoshta nuk jua pakëson shanset për të mbetur shtatzënë. Por sigurohuni që të mos jeni shtatzënë sepse alkool-i mund të dëmtojë fetus-in.

Kjo do të thotë që koha për të qenë një antialkoolist është midis ovulacion-it dhe menstruacione-ve. Koha më e mirë për të pirë pa merak një gotë është dita kur ju kanë filluar periodat.

E thënë kjo, në qoftë se ju keni cikle të parregullta (të cilat mund të bëjnë të vështirë që të mësoni se kur e keni ovulacionin) ose në përgjithësi e keni problem të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që të mos pini fare alkool. Edhe pse studimet mbi efektet e alkoolit në pjellori nuk janë përfundimtare, disa prej tyre tregojnë një lidhje të lehtë mes marrjes së alkoolit dhe vështirësive në ngjizje.

Shoqata Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese rekomandon që edhe në qoftë se pini alkool, të mos pini më shumë se dy gota në ditë në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Për alternativat jo alkoolike, shihni listën e mëposhtme.

Frenoni marrjen e kafeinës

Rezultatet e studimeve nëse kafeina ndikon mbi pjellorinë janë të ndryshme. Në përgjithësi, ekspert-ët janë në një mendje që konsumi i moderuar i kafeinë-s nuk pengon mbetjen shtatzënë të një gruaje.

ADHD-ja lidhet me ekspozimin e prenatalëve me merkurin

Studimet tregojnë se fëmijët pre-natal të ekspozuar në nivele të ulëta merkuri kanë një rrezik më të madh për sjellje që lidhen me ADHD (çrregullime hiperaktiviteti dhe mungesë vëmendje).

Kërkuesit në SHBA kanë analizuar sjelljen e rreth 600 fëmijëve të moshës 8 vjeçare dhe i kanë kontrolluar ata si dhe kanë marrë të dhëna për nënat e tyre gjatë shtatzënisë për nivelin e merkurit në flokët e tyre dhe konsumin javor të peshkut.

Nënat me nivel merkuri 1 mikrogram për gram ose më shumë, kanë patur fëmijë me një rrezik 40% më të lartë për të patur sjellje të pavëmendshme dhe një rrezik prej 70% të sjelljeve impulsiv-e dhe hiperaktive sesa nënat me nivel më të ulët merkuri.

Megjithatë, pasja e më shumë se 2 vakteve me peshk në javë është mbrojtëse ndaj ADHD-së tek fëmijët.

Ushqimet në peshk si acidet yndyrore omega-3 mund të mënjanojnë efektet neuro-toksik-e të merkurit, shkruajtën autorët e studimit, por ata nuk mblodhën informacion në lidhje me speciet e peshqve të konsumuar.

Udhëheqës vizual: Po ju paraqesim 12 ushqimet më të mira dhe më të këqija për Psoriazën

[ssba_hide]
 
Acidet yndyrore në dietë

Yndyrat janë të përbëra nga shumë lloje të ndryshme acidesh yndyrore. Dy llojet e këtyre acideve yndyrore, të cilat janë thelbësore në dietën tonë, janë të njohura si omega-6 dhe omega-3. Ato janë pjesë e membranave, që rrethojnë të gjitha qelizat e njeriut.

Kërkuesit kanë përcaktuar se këto acide yndyrore, mund të kenë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes së zemrës. Disa gjendje të lëkurës dhe probleme inflamatore, si artrit reumatoid, mund të ndihmohen nëse janë ngrënë më shumë acide yndyrore të omega-3.

Peshku është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore të omega-3. Dy deri në tre vakte peshku në javë, sigurojnë sasi të mjaftueshme të tyre. Vaji i peshkut të errët, i siguruar nga sardelet, salmoni dhe toni, përmban më shumë acide yndyrore të omega-3 sesa peshku i bardhë. Peshku i konservuar është një alternativë e përshtatshme për peshk të freskët.

Suplementet e vajit të peshkut komercial përmbajnë acide yndyrore omega-3, në një formë të koncentruar. Megjithatë, është më mirë për t’i marrë këto përfitime nga dieta sesa nga blerja e suplementeve.

Perimet me gjethe jeshile, vaji i nxjerrë nga liri, kanola dhe arra, gjithashtu përmbajnë acide yndyrore omega-3.

Acidet yndyrore omega-6, janë gjetur kryesisht në ushqimet bimore të tilla si farërat, arrat dhe vajrat bimore.

Vajrat janë një burim i përqendruar yndyrash dhe duhen konsumuar në mënyrë të moderuar.