Nevojat e foshnjave për lëndë ushqimore

Nënat e reja gjithmonë kanë shumë gjëra në mendjet e tyre, duke përfshirë edhe dhënien e ushqimeve më të mira për foshnjat e tyre. Lajmi i mirë është që është shumë e lehtë që foshnjave t’u sigurohen lëndët ushqyese pasi ju të mësoni se cilat janë ato.

Për katër deri gjashtë muajt e parë të jetës foshnjat i marrin të gjitha lëndët ushqyese që u nevojiten për të lulëzuar nga qumështi i gjirit apo ai i blerë. Duke marrë parasysh se sa marramendëse janë këto ditë të para është një qetësim i madh të mësohet, të paktën kur është fjala për të ushqyer foshnjën që ju jeni mjaft të siguruara. Por pikërisht për këtë kalimi tek ushqimet e ngurta mund të ndjehet kaq i frikshëm: duhet të siguroheni që ju po zbatoni për foshnjën tuaj një dietë të formuar nga ushqimet më të mira.

Lëndë ushqyese që foshnja duhet t’i marrë

Hekuri

Qumështi i blerë në dyqan dhe drithërat janë të pasuruara me hekur për një arsye: Jo vetëm që ky mineral luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e hemoglobinë-s por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e trurit, duke përfshirë aftësitë lëvizëse dhe kujtesën. Sigurohuni që foshnja juaj të marrë 11 miligram në ditë, duke i dhënë qumësht dhe drithëra të pasuruara me hekur, si edhe ushqime të tjera të pasura me hekur, duke përfshirë mishin, shpendët, peshkun, vezët, avokado, brokoli dhe spinaq.

Zinku

Ashtu si edhe hekuri zinku ndihmon për ta mbajtur trurin e foshnjës të punojë me shpejtësi të plotë dhe po ashtu të gëzojë shëndet të plotë. Zinku ushqen prodhimin e qelizave të bardha të gjakut të cilat luftojnë infeksionet dhe siguron që qelizat e trupit të rriten dhe të riparojnë vetveten siç duhet. Qumështi dhe drithërat e pasuruara me zink i sigurojnë ato 3 miligram për të cilat foshnja ka nevojë pasi të ketë mbushur gjashtë muaj, siç bëjnë edhe shumica e ushqimeve të pasura me hekur, veçanërisht mishi dhe shpendët (hekuri dhe zinku priren të qëndrojnë bashkë në ushqime të ndryshme).

Kalciumi dhe Vitamina D

Dhimbjet e dhëmbit

Çfarë e shkakon dhimbjen e dhëmbit?

Bakteri i prodhimit të acidit në gojë shkakton prishjen e dhëmbëve duke kthyer sheqernat e tharmëtueshëm të tilla si, fruktozë, glukozë dhe laktozë. Acidet pastaj rezultojnë në prishjen e smalti-t të dhëmbëve. Dhimbja e dhëmbit shkaktohet nga ekspozimi i mbaresave nervore të dhëmbit.

Dhimbja e dhëmbit e shkaktuar nga kaviteti kërkon një vizitë tek dentisti. Dhëmbi nuk do të rregullohet vetë. Nëse dhimbja nuk zvogëlohet, nervi mund të ketë “vdekur”. Megjithatë, prishja e dhëmbit do të vazhdojë që të jetë e pranishme dhe dhëmbi do të vazhdojë të kalbet derisa një dentist ta trajtojë atë. Dhimbja intensifikohet kur ka infeksion në indet përreth.

Si mund ta parandaloni dhimbjen e dhëmbit?

Mund të ndihmoni parandalimin e dhimbjes së dhëmbit nga larja e rregullt dhe përdorimi i fijes së perit. Fluori mund të ndihmojë në parandalimin e karies-it.  Fluoridet e mjaftueshme janë marrë nga përmbajtja e pastës me flor dhe prania e fluorideve në ujë.

Pastrimi i dhëmbëve me pe dentar do të ndihmojë në minimizimin e faktorëve që shkaktojnë  prishjen e tyre duke hequr ushqimin dhe mbeturinat nga hapësirat ndërmjet dhëmbëve. Larja e dhëmbëve ul përkohësisht numrin e baktereve në pështymë, por ofron vetëm mbrojtje  afatshkurtër.

Roli i pështymës në prishjen e dhëmbëve

Edhe higjiena e mirë oral-e është e rëndësishme. Arsyet e tjera të tillë si faktorët trashëgues dhe mungesa e pështymës gjithashtu mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Pështyma ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve sepse ajo neutralizon acidet e prodhuara nga ushqimet me karbohidrate – dhe enzimat e saj ndihmojnë që karbohidratet dhe bakteret të largohen nga goja. Çamçakëzi pa sheqer stimul-on prodhimin e pështymës.

Dhëmbë të ndjeshëm

Goja e thatë (kserostomia)

Çfarë është një gojë e thatë?

Goja e thatë është një gjendje shëndetësore e cila zakonisht vjen si rezultat i prodhimit të reduktuar të pështymës. Me kalimin e kohës, kserostomi-a mund ta bëjë të vështirë të folurën dhe mund të çojë në kequshqyerje. Goja ekstremisht e thatë dhe mosfunksionimi i gjëndrës së pështymës mund të prodhojnë çrregullime të përhershme të gojës dhe fytit dhe mund të keqësojë cilësinë e jetës së një personi.

Sa e zakonshme është goja e thatë?

Kjo sëmundje prek rreth 10% të gjithë njerëzve dhe është dominuese më shumë tek gratë se tek burrat. Çrregullimet e prodhimit të pështymës prekin personat e moshuar dhe ata që marrin ilaçe me dhe pa recetë shumë shpesh.

Cilat janë dobitë e pështymës?

Pështyma është një pjesë thelbësore e një goje të shëndetshme dhe shpesh merret si një gjë që vetëkuptohet. Cilësitë lubrifikuese të pështymës sigurojnë komfort dhe ndihmojnë të mbrohen indet e gojës kundër plagë-ve, lëndimeve dhe efekteve të tjerë të fërkimit. Pështyma ndihmon të tretet ushqimi dhe ndihmon rimineralizimin e dhëmbëve. Pështyma është po ashtu një kontribuese shumë e rëndësishme e aftësisë së një personi për të shijuar meqenëse vepron si shkrirëse për stimujt e shijimit.

Çfarë e shkakton gojën e thatë?

Ka shumë shkaqe për një gojë të thatë. Më shpesh ajo ndodh si efekt anësor i medikamenteve që shkaktojnë pakësimin e pështymës, duke përfshirë medikamentet për hipertension, antihistaminikë-t, antidepresantët, diuretikë-t, anti inflamatorët jo steroidalë dhe shumë të tjerë. Shkaqe të tjera janë trajtimet me rrezatim për të trajtuar tumor-et kanceroze të kokës dhe qafës, sëmundjet e gjëndrave të pështymës, diabet, mosbalancimet hormonale, apne e gjumit dhe çrregullimet autoimune (autoimune çrregullime) si sindroma Sjorgen, artrit reumatoid (AR) dhe lupus eritematoz sistemik.

Një udhëzues i shpejtë për lëkurën e thatë të prirë për akne dhe si të trajtohet ajo

Çdokush e di që lëkura e prirë për akne prodhon yndyrë të tepërt. Por në luftën kundër puçrrave, disa e teprojnë. Pavarësisht nga prodhimi i tepërt i dhjamërave, shumë pacientë luftojnë po ashtu edhe kundër tharjes së lëkurës, gjë që mund të jetë rezultat i larjes së tepërt ose efekt anësor i disa ilaçeve. Cilido qoftë shkaku, e rëndësishme është që ju ta trajtoni atë, sepse mungesa e lagështisë e bën lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe më të prirë për t’u inflamuar.

Si duhet trajtuar lëkura e thatë?

Do të shohim se si dëmtimi i funksionit mbrojtës të lëkurës, e lejon lagështinë të largohet dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin e lëkurës tuaj. Duke qenë se lagështimi është zgjidhje evidente, do t’u jepen po ashtu edhe disa njohuri bazë për lagështuesit dhe se si të zgjidhni diçka që është e përshtatshme për lëkurën tuaj.

Njohuri bazë për lëkurën e thatë

Shtresa e jashtme e lëkurës vepron si një barrierë midis jush dhe botës së jashtme. Nga ana mjekësore kësaj i referohen si funksioni mbrojtës i lëkurës. Për të pasur një ide se si funksionon kjo, përfytyroni një mur me tulla.

Qelizat janë si tullat dhe yndyrat natyrore në lëkurën tuaj janë llaçi që i lidh ato me njëra tjetrën. Qelizat që veprojnë si tullat, janë të mbushura me ujë dhe yndyra deri sa ënjten. Kjo ënjtje është e mirë sepse ajo i lidh qelizat fort me njëra tjetrën dhe e bën të vështirë për çdo gjë që ta depërtojë barrierën.

Edhe yndyrat në shtresën e sipërme të lëkurës janë një barrierë natyrore për ujin. Ato e pengojnë lagështinë të largohet me të tepërt nga lëkura juaj. Pa këtë shtresë të lëkurës barrierë, organ-et tuaja të brendshme jetësore do të thaheshin dhe do të vdisnin shpejt.

Kur ju e lani fytyrën tuaj me sapun ose me një pastrues tjetër të ashpër ndodh diçka e keqe. Detergjenti largon shumë yndyra natyrore nga lëkura. Ai largon llaçin që i mban lidhur tullat dhe lejon që uji të avullojë nga lëkura.

Zhvillimi më dramatik këtë javë janë refleks-et. Gishtat e foshnjës do të hapen e mbyllen së shpejti, gishtat e këmbëve do të përkulen, muskujt e syve do të shtrëngohen dhe goja do të bëjë lëvizje thithëse. Në fakt, në qoftë se e vini gishtin në bark, foshnja do të përpëlitet duke reaguar, megjithëse ju nuk do të jeni në gjendje ta ndjeni këtë. Zorrët e rritura me shpejtësi sa arrijnë kordonin e kërthizës (kordoni umbilikal), do të fillojnë të lëvizin në zgavrën abdominale dhe veshkat do të fillojnë të nxjerrin jashtë urinë në fshikëzën e urinës. 2

Ndërkohë qelizat nervore shumëfishohen me shpejtësi dhe në trurin e foshnjës tuaj formohen me vrull nyje nervore. Fytyra e saj duket pa diskutim njerëzore, sytë janë zhvendosur nga anët në ballë dhe veshët janë pikërisht atje ku duhet të jenë. Nga maja e kokës në të ndenjura, foshnja juaj e ardhshme është vetëm pak më shumë se 5 cm e gjatë (afërsisht në përmasat e një limoni) dhe peshon 14.15 gram.

Si po ndryshon jeta juaj:

Mitra juaj është rritur deri në atë pikë ku mjeku kujdestar tashmë mund të ndjejë majën e saj (bazën) poshtë në abdomen-in tuaj, pikërisht mbi kockën pubik-e. Ju tashmë mund të jeni në rrobat e amësisë, veçanërisht në qoftë se kjo nuk është shtatzënia juaj e parë. Në qoftë se jeni ende mjaft e vogël dhe ende jo e gatshme për veshjen e amësisë, padyshim që e keni vënë re se mesi ju është trashur dhe jeni më rehat me një veshje të çlirët, më pak kufizuese.

Kariesi dentar

Karies dentar (prishja e dhëmbëve) nënkupton vrima ose kavitete në dhëmbët tonë. Kjo është një gjendje kryesisht e parandalueshme, që prek shumë njerëz. Ushqimi është një faktor i rëndësishëm në shkaktimin dhe parandalimin e saj.

Pjesa e dukshme e një dhëmbi, kurora, është e mbuluar me llak shumë të fortë. Smalti mbron pjesët e brendshme të dhëmbit (dentinë dhe tul), të cilat janë më të buta dhe më të ndjeshme. Smalti është i bërë nga kristale të vogla të kalcium-it plus minerale të tjera.
Kur ushqimi, sidomos ushqimi me sheqer, ngjitet, ka kontakt të zgjatur me smaltin, zhvillohet një shtresë e hollë, e quajtur pllakë. Pllaka përmban baktere që së bashku me sheqernat prodhojnë acide. Acidi shkrin mineralet e smaltit, duke lejuar bakteret të hyjnë në dhëmb, duke e kalbur atë.

Pështyma është e rëndësishme në parandalimin e kariesit të dhëmbëve. Grimca të saj “lajnë” ushqimin nga dhëmbët dhe gjithashtu neutralizojnë acidin, një proces që zgjat rreth 20 minuta. Përtypjet ndihmojnë për të prodhuar pështymë dhe kjo gjithashtu ndihmon për të zhvilluar muskujt e nofullave tek fëmijët.

Ushqimet e buta, ngjitëset dhe sheqernat të tilla si ëmbëlsira, biskotat e pijet e buta kanë më shumë gjasa që të mbeten në dhëmbë. Konsumimi i shpeshtë i këtyre ushqimeve, redukton efektet e dobishme të pështymës.

Dentist-ët rekomandojmë që të hani ushqim me kalori të ekuilibruar dhe të kufizoni ushqimet e shpejta, sidomos ushqimet me sheqer dhe pijet freskuese. Lani dhëmbët tuaj me një pastë fluoride, të paktën dy herë në ditë, dhe pastroni dhëmbët me fill dentar, mundësisht para larjes, për të hequr pllakat dhe bakteret e padëshiruara.