Përdorimet

Acidi acetilsalicilik (aspirina) ka efekte analgjetike (kundër dhimbjes), antipiretike (kundër temperaturës) dhe antiinflamatore prandaj indikohet për mjekimin e sëmundjeve reumatik-e dhe të çrregullimeve të tjera muskuloskeletore (duke përfshirë edhe artrit-in juvenil). Ai ushtron edhe veprim anti-trombocitar (kundër trombociteve), prandaj indikohet në profilaksi-n ë e sëmundjeve cerebrovaskulare ose tek infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit), në dhimbje të lehta deri mesatare dhe në gjendje febril-e.

Kundërpërdorimet

Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulim-it; ulçerë peptik-e aktive;

Fëmijët nën 12 vjeç (përveç mjekimit të artritit juvenil), laktacion (rreziku i shfaqjes të asaj qe njihet si sindroma Reye).

Efektet anësore

Ulçerë me hemoragji të fshehta; çrregullime gastriontestinale (stomak-zorrë); hemoragji subkonjuktivale; çrregullime të të dëgjuarit; marrje mendsh; konfuzion mendor; angioedemë; bronkospazmë (ngushtim i muskulaturës së rrugëve të frymëmarrjes dhe si pasojë vështirësi në frymëmarrje); ekzantemë (skuqje); rritja e kohës së koagulimit; miokardit; trombocitopeni (ulje të trombociteve të gjaku-t); sindroma Reye.

Dozimi

Antiagregues: 75-300 mg në ditë.

Analgjetik: 300-900 mg çdo 4-6 orë sipas nevojës, doza maksimale 4g në ditë. Tek fëmijët nuk rekomandohet.

 Barnat e skeletit dhe muskujve: 300-900 mg çdo 4-6 orë sipas nevojës, doza maksimale 4g në ditë. Tek fëmijët nuk rekomandohet.

Format farmaceutike dhe dozat

Antiagregues

Tableta: 100 mg, 300 mg, 500 mg.

Analgjetik

Tableta: 100 mg, 250 mg, 300 mg, 500 mg.

Eferveta (me tretje në ujë): 300 mg, 500 mg.

 Barnat e skeletit dhe muskujve: 

Tableta: 100 mg, 300 mg, 500 mg, 650 mg.

Tableta eferveshente (shkumëzuese): 500 mg, 324 mg, 400 mg

Suposte: 60 mg, 120 mg, 200 mg, 300 mg,

600 mg, 650 mg, 1.2 g.

Tretësira për injeksion: 0.5 g dhe 1 g.

Përdorimet

Artrit reumatoid, osteoartrit (artrit i indit kockor), dismenorre (mungesë mestruacionesh), dhimbjet e moderuara, temperatura e lartë.

Kundërpërdorimet

Hipersensibilitet, astma e induktuar nga acidi acetilsalicilik ose BJSAI.

Efektet anësore

SNQ (Sistemi Nervor Qendror): Dhimbje koke, mundim, eksitim i SNQ ose depresion.

SGI (Sistemi Gastrointestinal): Ndjesi të vjelle, dhimbje abdominale, diarre, konstipacion (vështirësi në jashtëqitje), flatulencë (fryrje barku me gazra), ulçerë peptik-e, dispepsi (vështirësi në tretje), stomatit (infeksion i gojës), anoreksi (mungesë oreks-i), vjellje.

SUGJ (Sistemi Urogjenital): Nefrotoksicitet (helmim i veshkave), rritje e nivelit të uresë.

SR (Sistemi Respirator): Dispne (ulje e frekuencës së frymëmarrjes), bronkospazmë (ngushtim i muskulaturës së rrugëve të frymëmarrjes dhe si pasojë vështirësi në frymëmarrje), edemë laringeale.

Hematologjike (gjaku): Trombocitopeni (ulje e trombociteve), agranulocitozë, zgjatje e kohës së  gjakderdhje-s.

Hepatike (të mëlçisë): Rritje e enzimave hepatike.

Lëkura: Ekzantemë (skuqje), foto-sensitiv-itet (ndjeshmëri ndaj dritës), dermatit eksfoliativ (infeksion lëkure).

Të tjera: Edemë periorbital-e (rreth orbitë-s të syve).

Dozimi

Dozimi varet prej sëmundjes dhe efekteve të arritura. Administrohet 2-3 herë në ditë rëndom (25-50-100 mg) e më rrallë në intervale 4 ose 6 orëshe (doza më të vogla). Doza maksimale ditore është 300 mg.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta (retard): 100 mg, 150 mg, 200 mg.

Filmtableta: 50 mg, 100 mg.

Kapsula (retard): 100 mg, 150 mg, 200 mg.

Kapsula: 25 mg, 50 mg, 75 mg.

Suposte: 100 mg.