Të ngrënët shëndetshëm gjatë shtatzënisë

Ngrënia e ushqimeve të ndryshme dhe e një diete të pasur gjatë shtatzënisë është një nga mënyrat më të mira e të kujdesurit për veten dhe fëmijën. Informacionet e mëposhtme vënë në dukje se çfarë nënkuptohet me ushqime dhe me dieta të shumëllojshme, që janë të përshtatshme për gratë shtatzëna. Disa gra kur janë shtatzëna, kanë nevojë për disa ndryshime speciale. Këto ndryshime përfshijnë:

  • Gratë shumë të reja (adoleshentet, që janë akoma në rritje);
  • Gratë që gjatë shtatzënisë janë nën peshë ose mbi peshë;
  • Gratë që kanë pasur më shumë se 3 shtatzëni në 2 vite;
  • Gratë që mbajnë një dietë shumë të rreptë;
  • Gratë që kanë ngrënë një dietë, që është konsideruar e pashëndetshme; dhe
  • Gratë që kanë komplikacion-e në lidhje me shtatzëninë.

Nëse bëni pjesë në ndonjë nga kategoritë e mësipërme, mund të keni nevojë për një këshillë speciale të ushqyeri.

Cilat janë ushqimet ideale gjatë shtatzënisë?

Grupi i ushqimeve më poshtë ju siguron me vitaminat e nevojshme, mineralet dhe proteinat, për një shtatzëni dhe bebe të shëndetshme:

  • Zarzavatet (të paktën çdo ditë) dhe frutat (të paktën 2 në ditë);
  • Drithërat, duke përfshirë bukën, orizin, makaronat dhe kornflakes-et;
  • Produktet bulmetore, siç janë qumështi, kosi, djathi–këto janë burime të mira të kalciumit dhe ndihmojnë për të siguruar masën e domosdoshme në shtatzëni,me 1000 mg (1300 mg kalcium në ditë është e rekomandueshme për femrat 14–18 vjeçare që janë shtatzëna); dhe
  • Proteinat, siç merren nga peshku, mishi, pula ose nga ushqime alternative si vezët dhe arrat. Përdorni nga pak çdo ditë.

Nëse jeni duke ngrënë për proteina vetëm arra dhe bishtajore, ju nuk do të merrni mjaftueshëm hekur, vitamina B12 ose zink. Duhet të siguroheni që këto elemente t’i merrni nga ushqime të tjera.

Cilat ushqime duhen shmangur në shtatzëni?

  • Ushqimet e ftohta, të tymosura, peshku i pagatuar dhe produktet e peshkut që janë të infektuar me bakterin listeria. Infeksioni me listeria, mund të shkaktojë listeriozë-n, një sëmundje në formë gripi, që mund të dëmtojë fëmijën;