Acidi folik dhe shtatzënia

Kërkimet e fundit kanë treguar, se gratë që kanë një nivel të lartë të vitaminave B9 (folate ose acid folik), përpara se të mbeten shtatzënë, kanë më pak mundësi që të lindin një fëmijë me anomali-në e defektit të tubit neural.

Çfarë ndodh nëse tubi neural i një fëmije është i dëmtuar?

Tubi neural është pjesë e zhvillimit të fetus-it nga kafka, truri dhe shpina. Defektet në këtë sistem, ndodhin një në 500 fëmijë. Defekti më i zakonshëm është spina bifida, që prek pjesën e poshtme të shpinës. Defekte të tjera përfshijnë problemet që lidhen me mosfunksionimin e mirë të trurit. Fëmijët me këto defekte shpesh vdesin, ndërkohë që të tjerët mund të kenë probleme me të ecurën ose me kontrollin e zorrëve dhe fshikëzës së urinës.

Është provuar se një dietë e pasur me folate përpara shtatzënisë, mund të parandalojë mbi 70% të anormaliteteve.

Burimet e folateve

Folatet janë gjetur në ushqimet më të shpeshta bimore, sidomos në perimet me gjethe jeshile, drithërat dhe bishtajoret (bizele, fasule dhe thjerrëza). Vitaminat shkatërrohen nga gatimi dhe nga ruajtja e tejzgjatur. Është mirë që ato të përdoren të freskëta, të pagatuara ose të gatuara lehtë.

Acidi folik është i pranishëm edhe në formën e tabletave.

Nëse po planifikoni për të mbetur shtatzënë, diskutoni me mjekun dietën tuaj. Sigurojuni që jeni duke marrë mjaftueshëm folate, për të reduktuar rrezikun e këtij problemi të rrallë dhe serioz.