Shtatzënia me "risk të lartë"

Shtatzënia është emocionuese, por ndonjëherë edhe shqetësuese. Çfarë ndodh në qoftë se keni ndonjë problem? Pasja e disa problemeve specifike me shëndetin mund t’ju fusë juve në kategorinë e një “shtatzënie me risk të lartë”. Është një etiketë alarmante. Por kjo nuk do të thotë që ndonjë gjë nuk do të shkojë mirë. Shumica e grave me shtatzëni me risk të lartë ia dalin mbanë. Ato lindin një foshnjë të shëndetshme dhe mbeten edhe vetë të shëndetshme.

Në qoftë se ju keni një shtatzëni me risk të lartë vetëm nevojitet që të punoni me ekipin tuaj mjekësor për të ulur mundësitë që të keni probleme. Gjithashtu, ju mund të doni të vizitoheni tek një specialist për shtatzënitë me risk të lartë ose për mjekësinë e nënës dhe fetus-it.

Realizoni një shtatzëni mundësisht sa më të shëndetshme

Filloni duke  mësuar se çfarë do t’i shtojë shanset tuaja për të pasur një fëmijë të shëndetshëm dhe në kohën e duhur.

  • Realizoni takimet me mjekun apo maminë tuaj dhe flisni me ta për riskun.
  • Mbani një dietë të shëndetshme dhe mos pini alkool.
  • Qëndroni në peshën që ju sugjeron mjeku apo mamia juaj.
  • Merrni vitaminat e paralindjes për t’u siguruar që merrni mjaftueshëm acid folik, hekur dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm.
  • Mos pini duhan dhe mos rrini në mjedise me tym duhani. Në qoftë se nuk keni mundur ta lini duhanin, kërkoni ndihmë nga mjeku apo mamia juaj. Sa më parë ta lini duhanin, aq më e shëndetshme do të jetë kjo gjë për ju dhe foshnjën tuaj. Megjithatë lënia në çdo kohë e duhanit ka efekte pozitive.
  • Merrni ilaçe pa recetë vetëm pasi t’ua lejojë mjeku apo mamia juaj.
  • Në qoftë se pini alkool apo përdorni drogë, bisedoni me mjekun ose maminë tuaj. Ju mund të keni besim tek ata dhe ata e dinë se ku të kërkojnë ndihmë në mënyrë specifike për gratë shtatzënë. Sa më shpejt të kërkoni ndihmë, aq më mirë do të jetë për ju dhe foshnjën.
  • Punoni me mjekun tuaj për të menaxhuar problemet si diabet-i, depresioni, presioni i lartë i gjakut ose ndonjë infeksion.
Folatet në shtatzëninë e vonë dhe rreziku i astmës së fëmijëve

Gratë mund të paralajmërohen gjatë shtatzënisë kundër përdorimit të suplementeve folate, thonë ekspert-ët.

Veçanërisht, ato janë paralajmëruar që suplementet folate të mos merren gjatë shtatzënisë së vonë. Komentet vazhduan me publikimin e kërkimeve që zbuluan një rritje të rrezikut të astmës tek fëmijët e nënave që marrin acid folik në shtatzëninë e vonë (Revista Amerikane e Epidemologjisë, online më 30 Tetor).

Kërkuesit thanë se ishte një kujtesë e rëndësishme që gratë duhet t’u përmbahen rekomandimeve për kohën dhe dozën e suplementeve folate.

Studimi i mëvonshëm gjeti përdorimin e suplementeve të acidit folik në shtatzëninë e vonë (nga 30 deri në 34 javë) që ishte e lidhur me 26% të rrezikut të astmës së fëmijërisë dhe 32% rritje të vazhdueshme tek fëmijët e moshës 3,5 vjeç.

Autori kryesor, Profesori i Asociuar Michael Davies, nga Qendra Kërkimore e Origjinës së Hershme e Shëndetit dhe Sëmundjes në Universitetin e Adelaides, tha: “Suplementet e acidit folik në shtatzëninë e vonë ishin të  lidhura me një rrezik në rritje të astmës tek fëmijët, por nuk kishte prova për të sugjeruar ndonjë efekt anësor nëse suplementet ishin marrë në shtatzëninë e hershme”.

Dr Alan Barclay (PhD), një dietolog në Universitetin e Sydneit, tha se provat sugjeruan një lidhje ndërmjet suplementeve folate dhe rrezikut të astmës në fëmijëri, të dhënat u vështirësuan nga mbështetja në një pyetësor të frekuencave të ushqimit, duke bërë në këtë mënyrë kërkime të mëtejshme të nevojshme. Ai tha se gratë në studim kishin një konsum mesatar në shtatzëninë e hershme të 2948 mikro-gram folate në ditë nga suplementet e pavarura, edhe mbi dozën e rekomanduar prej 400 mikrogram për gratë shtatzëna.

“Nëse do të merrni suplemente, qëndroni tek 400 mikrogram në ditë, dhe sigurohuni që nuk jeni duke marrë folate ekstra nga burime të tjera siç janë multi-vitaminat”, sugjeroi ai.

Shtatzënia: Përgatitja për shtatzëninë

Nëse po mundoheni që të mbeteni shtatzënë, duhet të takoheni me doktorin tuaj dhe të diskutoni për ilaçet që po merrni, dhe nëse janë apo jo të sigurta për t’u marrë gjatë shtatzënisë.

Duhet të pyesni doktorin tuaj nëse ju duhen suplemente ushqimore për t’ju ndihmuar që të qëndroni të shëndetshme ndërkohë që përpiqeni që të mbeteni shtatzënë ose gjatë shtatzënisë.

Të ushqyerit gjatë shtatzënisë

Një dietë e ekuilibruar mund të sigurojë një grua shtatzënë me të gjitha ushqyesit që nevojiten gjatë shtatzënisë, por gjithsesi disa suplemente mund të jenë të nevojshme.

Departamenti i Shëndetësisë këshillon gratë që të marrin acid folik shtesë për të paktën një muaj para se të mbeten shtatzënë dhe për 3 muajt e parë të shtatzënisë për të ndihmuar me zhvillimin e foshnjës dhe për të ndihmuar në parandalimin e kushteve të tilla si spina bifida.

Ju mund të blini acid folik tek farmacia juaj lokale, por është e këshillueshme që të flisni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të merrni ndonjë suplement.

Disa femrave mund t’ju nevojiten suplemente të kalciumit, hekurit dhe zinkut për të mbajtuar si veten e tyre ashtu edhe fëmijën me shëndet të mirë gjatë shtatzënisë. Të ngrënit e ushqimeve të pasura me kalcium dhe produkteve të qumështit ndihmon në rritjen e marrjes së kalciumit.

Rubeola

Disa femra që duan të krijojnë familje gjithashtu mund të kenë nevojë për një vaksinim të rubeolë-s (fruthi gjerman) përpara se të mbeten shtatzënë. Nëse femra nuk është e mbrojtur nga fruthi gjerman dhe bie në kontakt me virusin ndërkohë që është shtatzënë, zhvillimi i shëndetit të fëmijës mund të jetë në rrezik.

Substanca të dëmshme

Gratë që janë shtatzëna ose që planifikojnë të mbeten duhet të shmangin pirjen e alkool-it, cigares ose marijuanës, dhe të zvogëlojnë sasinë e kafeinë-s të marrë nga kafeja, çaji dhe koka-kola. Të gjitha këto substanca mund të prekin zhvillimin e shëndetit të fëmijës.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

  • Nuk po ju vinë periodat por testi i shtatzënisë rezulton negativ;
Shtatzënia pas moshës 35 vjeç

Siç e thotë proverbi: Mosha nuk është gjë tjetër veç një numër. Por kur vjen puna për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një shtatzëni të shëndetshme, mosha ka të bëjë shumë. Kini besim, shumica e  grave të shëndetshme të cilat mbeten shtatzënë pas moshës 35 vjeç e madje edhe afër të 40-tave kanë fëmijë të shëndetshëm. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të mendoni për hapat e mençura që mund të ndërmerrni për të maksimizuar shëndetin tuaj dhe të foshnjës gjatë shtatzënisë.

Si mund t’i rris shanset e mia për të pasur një foshnjë të shëndetshme?

Kujdesuni që herët dhe rregullisht para lindjes

Javët e para të shtatzënisë tuaj janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e foshnjës. Kujdesi që herët dhe i rregullt para lindjes mund t’i rrisë shanset tuaja për të pasur një shtatzëni të parrezikshme dhe një foshnjë të shëndetshëm. Kujdesi i para lindjes përfshin monitorime, ekzaminime të rregullta dhe edukimin për lindjen e fëmijëve, si edhe këshillim e mbështetje.

Gjithashtu kujdesi i paralindjes ndihmon për të siguruar një mbrojtje suplementare për gratë mbi 35 vjeç. Ai e lejon mjekun tuaj t’i dalë përpara problemeve shëndetësore që janë më të zakonshme për gratë që janë më në moshë kur janë shtatzënë. P.sh. mosha juaj mund të rrisë riskun për diabet dhe preklampsi, një sëmundje që shkakton presion të rritur të gjakut krahas proteinave në urinë. Gjatë vizitave të paralindjes mjeku do të kontrollojë presionin tuaj të gjakut, do të analizojë urinën për proteina dhe sheqer si dhe nivelet e glukozë-s në gjak. Në këtë mënyrë, çdo lloj problemesh potenciale mund të kapen e të trajtohen që herët.

Merrni në konsideratë testimet fakultative për gratë mbi 35 vjeç

Mjeku juaj mund t’ju ofrojë teste të veçanta të paralindjes që janë të zbatueshme në mënyrë të veçantë për nënat në moshë. Ato ndihmojnë të përcaktohet rreziku i një foshnje me defekt në lindje. Pyeteni mjekun tuaj për këto teste në mënyrë që të mund të mësoni rreziqet dhe dobitë dhe të vendosni çfarë është e duhur për ju.

Merrni vitamina të paralindjes

Folatet dhe shtatzënia

Parandalimi i defektit të tubit nervor

Kërkimet e fundit kanë treguar se gratë, që kanë nivele të larta të folateve (acid folik), përpara se të mbeten shtatzënë, kanë më pak mundësi që të lindin një fëmijë me anomali-të e defektit të tubit neural.

Tubi neural është pjesë e zhvillimit të fetus-it nga kafka, truri dhe shpina. Defektet në këtë sistem ndodhin një në 500 fëmijë. Defekti më i zakonshëm është spina bifida, që prek pjesën e poshtme të shpinës. Defekte të tjera përfshijnë problemet që lidhen me mosfunksionimin e mirë të trurit. Fëmijët me këto defekte shpesh vdesin, ndërkohë që të tjerët mund të kenë probleme me të ecurën ose me kontrollin e zorrëve dhe fshikëzës së urinës.

Ushqimet e pasura me folate

Është treguar se një dietë e pasur me folate e përdorur përpara shtatzënisë, mund të parandalojë mbi 70% të anormaliteteve.

Folatet janë gjetur në ushqimet më të shpeshta bimore, sidomos në perimet me gjethe jeshile, drithërat dhe bishtajoret (bizele, fasule dhe thjerrëza). Vitaminat janë shkatërruar nga gatimi dhe nga ruajtja e tejzgjatur. Është mirë që ato të përdoren të freskëta, të pagatuara ose të gatuara lehtë.

Acidi folik është i pranishëm edhe në formën e tabletave.

Nëse po planifikoni për të mbetur shtatzënë, diskutoni me mjekun dietën tuaj. Sigurojuni që jeni duke marrë mjaftueshëm folate për të reduktuar rrezikun e këtij problemi të rrallë dhe serioz.

Si të mbeteni shtatzënë shpejt?

Ndoshta ju vërtet jeni e etur për të mbetur shtatzënë, ose ndoshta doni që lindja e foshnjës tuaj të jetë në një kohë specifike. Këtu keni gjashtë marifete që e rrisin probabilitetin që të mbeteni shtatzënë shpejt pasi të provoni.

Ju do ta reduktoni në mënyrë dramatike rrezikun e disa defekteve të lindjes në qoftë se do të merrni acid folik të paktën një muaj para se të mbeteni shtatzënë. Gjeni se çfarë tjetër mund të bëni paraprakisht në mënyrë që t’i jepni foshnjës tuaj një start të shëndetshëm.

Kuptoni se kur e keni ovulacionin

Sekreti më i madh i të mbeturit shpejt shtatzënë është që të dini se kur e keni ovulacion-in (çlirimin e një veze nga vezorja tuaj). Mendoni për vezën si për një objektiv dhe për spermatozoidin si për një shigjetë. Shigjeta të godasë në shenjë që ju të mbeteni shtatzënë.

Meqenëse shumica e grave çlirojnë një vezë në çdo cikël menstrual, janë vetëm pak ditë gjatë ciklit kur seksi në fakt mund të çojë në shtatzëni. Të diturit e kohës kur ju keni ovulacionin do të thotë që ju dhe partneri e keni identifikuar objektivin dhe pastaj ta merrni shenjë atë, në vend që thjesht që qëlloni me një tufë shigjetash dhe të shpresoni që objektivi të jetë diku atje. Ju mund ta kuptoni se kur e keni ovulacionin duke përdorur disa metoda të ndryshme.

Në qoftë se keni perioda të çrregullta gjatë disa muajve, përcaktimi i kohës së ovulacionit mund të jetë i vështirë. Kërkoni ndihmën e mjekut.

Ngarkohuni me punë në kohën e duhur

Pasi të mësoni se kur veza juaj do të çlirohet nga vezoret, ju mund të planifikoni të keni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja më pjellore: tre ditë para ovulacionit deri në ditën e ovulacionit. (Fillimi më herët nuk mund të dëmtojë, disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhënie seksuale të kryera gjashtë ditë para ditës së ovulacionit).

talasemia

Talasemi-a  është një çrregullim i trashëguar i gjakut që e bën trupin të prodhojë më pak hemoglobinë ose hemoglobinë anormal-e. Hemoglobina ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të shpërndajnë oksigjenin në të gjithë trupin. Niveli i ulët i hemoglobinës mund të shkaktojë anemi, një sëmundje që ju bën të ndiheni të dobët dhe të lodhur. Anemia e rëndë mund të dëmtojë organ-et dhe të shkaktojë vdekje.

Cilat janë llojet e talasemisë?

Ka dy lloje kryesore: alfa dhe beta. Talasemia beta është më e zakonshme.

Talasemia beta

Nevojiten të dyja llojet e globinë-s, alfa dhe beta, për të prodhuar hemoglobinën. Talasemia beta ndodh kur njëri ose të dy genet që  përbëjnë beta-globinën nuk funksionojnë, ose funksionojnë pjesërisht.

  • Nëse ju keni një gen të dëmtuar, mund të vuani nga një anemi e butë dhe ndoshta nuk do të keni nevojë për trajtim. Kjo quhet talasemia beta minore ose talasemia beta. Kjo ndodh kur ju merrni një gen normal nga njëri prind dhe një gen talasemik nga tjetri.
  • Kur të dy genet janë të dëmtuar, do të thotë se ju keni një gen talasemik nga secili prind. Në këtë rast mund të shfaqni anemi të moderuar ose të rëndë.
    • Nëse keni anemi të moderuar (talasemia beta mesdhetare), ju mund t’ju nevojitet transfuzion gjaku.
    • Njerëzit me anemi të rëndë (të quajtur talasemi beta madhore apo anemia e Cooley-it) kanë  nevojë për transfuzione gjaku gjatë gjithë jetës. Simptomat e anemisë zakonisht fillojnë brenda disa muajve pas lindjes.

Talasemia alfa

Ky tip talasemie ndodh kur një ose më shumë nga katër genet alfa-globinë që formojnë hemoglobinën, mungojnë apo janë të dëmtuar.

  • Në qoftë se një gen mungon ose është i dëmtuar: Qelizat e kuqe të gjakut mund të jenë më të vogla se normalisht. Në këtë rast ju nuk do të përjetoni simptoma dhe  nuk do të keni nevojë për trajtim. Por ju jeni një bartës i heshtur. Kjo do të thotë se nuk keni sëmundje, por mund të kaloni genin defektoz tek fëmijët tuaj.
  • Nëse dy gene mungojnë apo janë të dëmtuar: Ju do të përjetoni anemi tepër të lehtë, që zakonisht nuk ka nevojë për trajtim. Kjo quhet talasemia alfa minore ose talasemia alfa.
Mungesa e jodit ende e përhapur në gratë shtatzëna

Kërkuesit e shqetësuar theksojnë se mungesa e jodit është e përhapur në gratë shtatzëna edhe pse në bukë bëhen shtesa për të.

Një studim ndërseksional i 86 grave në Gippsland, Victoria, që ishin më shumë se 28 javëshe shtatzëna u gjet se kishin mangësi në jod (Med J Aust 2011; 194: 240-3).

Vetëm një e treta e grave kishin dëgjuar për rëndësinë e jodit gjatë shtatzënisë, ndërsa të tjerat kishin dëgjuar për rëndësinë e acidit folik (acid folik).

Përqendrimi i jodit në urinë (UIC) ishte 96 mikrogram/k. Vetëm 24 e pjesëmarrësve kishin sasi të përshtatshme jodi prej 150 mikrogram/l.

Përdorimet

Anemi nga mungesa e hekurit.

Dozimi

1tabletë 2-3 herë në ditë para  ushqimit.

KOMBINIM: Sulfat hekuri + Acid folik – Përdoret për parandalimin e mungesës së hekurit dhe acidit folik tek shtatzënat. Duhet hekur që sasitë e vogla të acidit folik që gjenden në këto përgatitje të mund të mjekojnë anemitë megaloblast-ike.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta rreth 40 mg dhe 100 mg hekur.

Përdorimet

Në anemi-të megaloblast-ike të shkaktuara nga mungesa e acidit folik (acid folik), për profilaksi-në e gjendjeve kronike hemolitik-e (shkatërrimit të qelizave të gjaku-t) si dhe për parandalimin e mungesës së acidit folik gjatë shtatzënisë.

Dozimi

Fillimisht 5 mg në ditë për 4 muaj, doza mbajtëse 5 mg në 1-7 ditë varësisht nga gjendja. Fëmijët deri 1 vjeç: 500 mcg.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 5 mg.