Ulçera peptike : Trajtimi

Ulçera peptik-e është një sëmundje e mjekueshme. Në varësi të asaj se çfarë e ka shkaktuar ulçerë-n, mjeku mund t’ju japë një ose më shumë prej barnave të mëposhtme:

– Inhibitor të pompës protonike (protonike pompa) ose bllokues të receptor-ëve të histaminë-s (H2-bllokator), për të reduktuar acidin në lukth dhe për të mbrojtur mbështjellën e brendshme të lukthit dhe duoden-it.
– Një ose më shumë antibiotikë për të vrarë helikobakter pilori-n.
– Barna të tjera, të cilat përmbajnë subsalicilat – bismut për të mbuluar ulçerën dhe për ta mbrojtur atë nga acidi i lukthit.

Këto barna do ta ndalojnë dhimbjen dhe do të ndihmojnë ulçerat që të shërohen.

Nëse ulçera peptike është shkaktuar prej barnave anti-inflamatore josteroide, mjeku mund t’ju këshillojë të:
– Ndërprisni përdorimin e barnave të këtij grupi;
– Të ulni dozën e barnave që merrni;
– Të merrni barna inhibitore të pompës protonike ose H2-bllokatore, së bashku me barnat anti-inflamatore josteroidale; dhe
– Të kaloni tek ndonjë ilaç tjetër, që nuk shkakton ulçer.

Duhet të merrni vetëm barnat, të cilat i përshkruan mjeku dhe saktësisht siç ju këshillohet, edhe nëse dhimbjet ndalojnë. Tregojini mjekut, nëse barnat ju mundojnë ose ju trullosin ose ju shkaktojnë diarre ose dhimbje koke. Mjeku mund t’ju ndryshojë barnat që merrni. Nëse pini duhan, hiqni dorë. Shmangni alkool-in. Pirja e duhanit dhe alkoolit ngadalëson shërimin e ulçerave dhe mund t’i përkeqësojë ato.