Informacion i përgjithshëm

Kolla e thatë është jo-produktive dhe irrituese dhe ndonjëherë shkakton acarim të fytit. Gjoksi juaj nuk është i mbushur plot, ndonëse frymëmarrja juaj mund të duket normale dhe ju mund të ndiheni mirë, pavarësisht nga kolla.

Kolla e thatë mund të jetë rezultat i një të ftohure apo gripi të kohëve të fundit. Kjo ndonjëherë është quajtur kollë post-virale. Kolla e thatë mund të shkaktohet nga një atmosferë e thatë, ndotje e ajrit ose ndryshim në temperaturë.

Kolla mund të jetë gjithashtu një shenjë e problemeve të tjera, të tilla si urthi, astma ose acidi i stomakut, dështimi i zemrës ose një efekt anësor i disa ilaçeve. Prandaj është e rëndësishme që t’i tregoni profesionistit tuaj shëndetësor të gjitha simptomat tuaja dhe historinë e mjekimit.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse personi me kollën e thatë është nën 5 vjeç;
  • Nëse filloni pështyni mukozë ose gjak;
  • Nëse kolla e thatë është kryesisht gjatë natës, është e dhimbshme, ndryshon ose zgjat më shumë sesa 10 ditë;
  • Nëse jeni duhanpirës;
  • Nëse keni temperaturë, dhimbje koke të vazhdueshme, dhimbje veshi ose skuqje;
  • Nëse kohët e fundit keni humbur peshë ose keni dhimbje muskujsh;
  • Nëse keni presion të lartë të gjakut, problem zemre, një sëmundje frymëmarrjeje siç është astma ose një problem stomaku;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, ose disa ilaçe mund të mos jenë të përshtatshme;
  • Nëse keni një gjendje tjetër mjekësore ose merrni ilaçe të tjera;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet.

Këshilla mbi trajtimin

  • Shmangni ambjentet e thata dhe pini shumë ujë;
  • Bëni gargarë me ujë të kripur për një minutë, tre herë në ditë; kjo mund të lirojë simpomat;
  • Përdorni eleminuesit e kollës që janë më të mirët për të ndaluar kollën e thatë e të irrituar;
  • Dy eleminuesit e kollës, janë folkodin dhe dekstromethorfan. Ato janë të përfshira në trajtimet më të mira të kollave, pasi kanë më pak efekte anësore sesa eleminuesit e vjetër të kollave siç është kodein-a;
Astma dhe refluksi gastroezofageal

Lidhja astmë–sëmundje gastro-ezofagale e refluksit (GORD)

Në kërkimet mjekësore të kohëve të fundit është bërë përpjekje për të dhënë përgjigje për lidhjen midis dy gjendjeve shumë të përhapura: astma dhe sëmundja e refluksit gastro-ezofageal (GORD, që njihet edhe si GERD). GORD është një gjendje në të cilën përmbajtjet acide të stomaku-t (acid dhe pjesërisht ushqim i tretur) rikthehen mbrapsht në ezofag (fyt). Është shkaku kryesor i urthit dhe mos-tretje-s.

Shumë njerëz me astmë kanë refluks gastro-ezofageal, gjë që ka bërë që kërkuesit të besojnë se refluksi mund të jetë një shkaktar i astmës, ose që astma të mund të shkaktojë refluksin.

A sjell refluksi simptoma të astmës?

Kërkuesit kanë ende për të shpjeguar në mënyrë ekzakte sesi këto dy gjendje janë të lidhura me njëra tjetrën. Edhe pse shumë njerëz i kanë të dyja, edhe astmën edhe refluksin, ende nuk mund të thuhet se refluksi shkakton astmë.

P.sh. nëse refluksi shkakton astmë, duhet të pritet që të trajtohet refluksi që të mund të lehtësohen simptomat e astmës. Por disa studime kanë treguar se nuk ka ndonjë përmirësim real në simptomat e astmës dhe nuk ka ndonjë efekt real në nevojën për ilaçe për astmën pas trajtimit të refluksit.

Nga ana tjetër, disa studime kanë treguar se trajtimi i refluksit (me ilaçe ose ndërhyrje kirurgjik-ale) ka rezultuar në përmirësimin e simptomave të astmës.

Deri tani të dhënat nuk janë përfundimtare. Një rishikim i kohëve të fundit i provave kërkimore ka gjetur se edhe pse te disa njerëz ka përmirësime në sëmundjen e astmës si rezultat i trajtimit të refluksit, është e pamundur të parashikohet se cilët njerëz do përfitojnë.

Si mundet që refluksi të provokojë simptomat e astmës?

Edhe pse kërkuesit deklarojnë se të dhënat janë kontradiktore dhe më shumë studime duhet të bëhen për lidhjen midis këtyre dy gjendjeve, ata kanë dy teori kryesore për atë sesi GORD mund të provokojë simptomat e astmës.