Informacion i përgjithshëm

Mostretja (dispepsi) është termi i përdorur për të përshkruar dhimbjen ose parehatinë pas të ngrënit. Ajo mund të ndodhë edhe në një stomak bosh. Mostretja ka shumë shkaktarë, duke përfshirë të ngrënën e tepruar, të ngrënën e pikanteve ose ushqimeve me kalori, përdorimin e disa ilaçeve dhe sëmundjen e ulçerë-s së stomakut. Shumë rrallë, mund të jetë simptoma e kancer-it të stomakut. Urthi është një tipar i përbashkët i dispepsit. Urthi ndodh kur përmbajtja e acidit nga stomaku juaj ikën prapa për në ezofag. Kjo shkakton një ndjesi djegie prapa gjoksit tuaj dhe me pas “ngjitje” të tij në drejtim të fytit tuaj. Kjo ndodh shpesh pas të ngrënit, gjatë të ushtruarit ose qëndrimit shtrirë, dhe është më e zakonshme gjatë shtatzënisë, sepse stomaku është shtyrë lart nga foshnja. Nëse urthi ndodh rregullisht, atëherë kemi sëmundjen zbaticë gastro-ezofageale. Simptoma të tjera të zakonshme të dispepsit janë gazrat e tepërt dhe ndjenja e  fryrjes. Dispepsi është më shumë i zakonshëm tek njerëzit të cilët janë mbipeshë, pinë cigare ose kanë një mënyrë jetese stresuese, dhe mund të jetë e shpeshtë edhe në gratë shtatzëna.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse mendoni se dhimbja juaj mund të jetë nga zemra, domethënë nëse ajo rrezaton nga zemra juaj, qafa, shpatulla ose krahu dhe/ose përkeqësohet kur ju ushtroheni, kërkoni mjekim profesional të menjëhershëm;
  • Nëse keni dhimbje abdominale të forta;
  • Nëse keni humbje peshe të pashpjegueshme;
  • Nëse keni urth rregullisht, ose në qoftëse ajo po ndodh më shpesh se më parë;
  • Nëqoftëse duhet të përdorni antiacidet më shumë se tre ose katër herë në javë, ose për më shumë se dy javë rresht;
  • Nëse keni marrë ilaçe të tjera të urthit (siç janë ranitidine ose pantoprazole) për dy javë me lirim të papërshtatshëm të simptomave;
  • Nëse keni vështirësi ose dhimbje kur ju gëlltiteni, ose mbyteni kur flini;
  • Nëse keni periudha të shkurtra kollitjeje;
  • Nëse jeni duke vjellë, veçanërisht nëse e vjella ka njolla gjaku;
  • Nëse ekziston një histori familjare e kancerit gastrointestinal;