Kolesteroli: Trajtimet për kolesterolin e lartë

Nëse keni kolesterol të lartë, doktori duhet t’ju rekomandojë një dietë dhe duhet t’ju japë këshilla për ndryshim jetese për të paktën 6 javët në vazhdim. Nëse dieta dhe rritja e aktivitetit fizik nuk e kanë përmirësuar nivelin tuaj të kolesterolit, doktori duhet t’ju japë një ilaç për të ulur nivelin e kolesterolit dhe të yndyrave në trup. Këto ilaçe janë quajtur lipid-ulëse sepse kolesteroli dhe tipe të tjera njihen si lipide.

Trupi kërkon disa kolesterole dhe lipide për të mbajtur sa më mirë funksionet jetësore, megjithatë, tipe të këqija lipidesh me tepricë mund të shkaktojnë arteriosklerozë.

Arterioskleroza ndodh kur lëndë lipide të ndërtuara në muret e brëndshme të arterie-ve shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut. Disa mpiksje mund të formohen dhe bllokojnë komplet arterien. Kjo sjell pasoja të rënda kur ndodh në arterien koronare.

Arteriet koronare furnizojnë muskulin e zemrës me gjak. Nëse arteria koronare bllokohet, atëherë pjesë të muskulit të zemrës nuk funksionojnë më, duke shkaktuar një atak në zemër. Nëse një problem i ngjashëm ndodh në arteriet që shkojnë në tru, mund të ndodhë një infarkt. Marrja e ilaçeve  lipid-ulëse zvogëlon zhvillimin e arteriosklerozës.

Tipe të ndryshme lipidesh

Kur doktori ju dërgon për një analizë gjaku për të matur kolesterolin, testi do të masë kolesterolin total, i cili është i përbërë nga kolesteroli me lipoproteinë me densitet të ulët – LDL dhe lipoproteina me densitet të lartë – HDL dhe gjithashtu, trigliceride. LDL quhet kolesteroli “i keq”. Niveli I LDL-së në gjakun e një personi është i lidhur me aterosklerozë-n dhe mund të parashikojë rrezikun e të pasurit të një sëmundje koronare të zemrës.

HDL quhet kolesteroli “i mirë” dhe mund të ndihmojë në largimin e kolesterolit nga arteria në mëlçi. Një proporcion i lartë i HDL-së në nivelin total të kolesterolit mund të jetë i dobishëm në uljen e rrezikut për një sëmundje koronare të zemrës.