Përdorimet

Trombozë e vena-ve të thella, embolia pulmonare, trombemboli (tromb-e nga emboli-a) akute arterial-e, trombozë qendrore venoze ose arteriale e retinës (retina), trombozë e shanteve arteriovenoze; infarkt i miokard-it.

Kundërpërdorimet

Hemoragji ose traumë e paradokohshme ose ndërhyrje kirurgjik-ale (përfshirë ekstraksion-in e dhëmbit), defektet e koagulim-it, diatezë, disekacion (çarja) e aortë-s, koma, histori e sëmundjeve cerebrovaskulare të paraqitura me ose pa pasoja të paaftësisë, simptoma të mundshme të ulçerë-s peptik-e të shfaqura së fundmi, gjakderdhje e rëndë vagina-le, hipertension i rëndë, sëmundje aktive e mushkërive me kavitete, pankreatiti (inflamacion i pankreas-it), sëmundjet e rënda të mëlçisë, varikozat ezofageale. Mund të shfaqen edhe reaksione të kryqëzuara të reaksionve alergji-ke.

Mbetja e prolonguar (zgjatur) e antitrup-ave të streptokinazë-s apo anistreplazës mund të reduktojë efektivitetin e trajtimit pasues, kështu që asnjëri bar nuk do të duhet të përdoret sërish para ditës së katërt të përdorimit të parë.

Efektet anësore

Efektet anësore të trombolitikëve janë kryesisht ndjenjë vjellje, vjellje dhe gjakderdhje. Kur përdoren anti-trombolitikët në infarktin e miokard-it mund të paraqitet aritmi (çrregullime të ritmit) e shkaktuar nga riperfuzioni. Hipotensioni (ulja e tensionit) mund gjithashtu të paraqitet dhe rëndom mund të kontrollohet me elevacion të këmbëve të pacientit, ose duke reduktuar shpejtësinë e dhënies së infuzion-it ose duke e ndalur përkohësisht infuzionin. Dhimbja e shpinës gjithshtu është raportuar. Gjakderdhja rëndom është e kufizuar në vendin e dhënies së injeksionit por hemorragji intracerebrale ose gjakderdhje nga ndonjë vend tjetër mund të paraqiten. Gjakderdhja serioze indikon ndërprerjen e dhënies së trombolitikëve dhe mund të kërkojë administrimin e faktorëve të koagulimit dhe barnave antifibrinolitike (aprotinina osa acidi traneksamik). Sindromi Guillan-Baré mbas aplikimit të streptokinazës është raportuar rrallë.

Dozimi