Dieta e para shtatzënisë

Tashmë që po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, është koha për të hequr dorë nga disa zakone në ushqyerje.

A po luftoni për të pasur një fëmijë? Këtu keni pesë gjëra që mund të bëni për të përmirësuar dietën tuaj dhe për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të foshnjës që do të keni.

1. Bëhuni të fiksuar pas acidit folik. Studimet tregojnë që sa më herët të filloni të merrni mjaftueshëm nga kjo vitaminë vital-e, më e mira do të ishte gjatë fazës para konceptimit, aq më të pakta do të jenë shanset që foshnja juaj të preket nga defektet e tubit nervor (siç është spina bifida). Ku mund ta gjeni acidin folik? Shumica e perimeve me gjethe të gjelbra dhe drithërat integrale janë plot me acid folik dhe përveç kësaj, ai u shtohet shumicës së produkteve të drithërave të rafinuara (sipas ligjit). A doni një siguri suplementare? Marrja e një plotësuesi para lindjes është një mënyrë e lehtë për ta siguruar dhe kur është fjala për acidin folik ju mund të mos jeni shumë të kujdesshëm (në fund të fundit marrja e tre sallatave në ditë është një objektiv i vlefshëm, të cilin jo gjithmonë mund ta arrini lehtë). Meqenëse ju do ta ruani këtë dietë për një kohë të gjatë dhe pasi keni rishikuar zakonet tuaja të ushqyerjes, një plotësues mund të jetë rruga më realiste për të marrë acidin folik në ditët që pasojnë njëra tjetrën (veçanërisht në ditët kur ju keni të vjella). Zgjidhni një plotësues të para lindjes me 400 deri 600 mikrogram acid folik për të qenë të sigurt që e keni plotësuar nevojën tuaj për këtë element.

2. Eliminoni ushqimet e dëmshme. Reduktoni sheqernat e rafinuara dhe miellin e bardhë (në formën e petullave, biskotave, kekut, ëmbëlsirave dhe pothuajse të çdo gjëje që ju mund të rrëmbeni nga automati etj). Eliminoni yndyrat e ngopura, sa më pak të merrni aq më mirë është për foshnjën tuaj. Marrja e tepërt e këtyre yndyrave duket e shton rrezikun e të përzierave dhe të vjellave të shumta të shtatzënisë.