Përdorimet

Te krizat hipertensive; për kontrollin e hipertensionit (tensioni arterial i rritur) në ndërhyrjet kirurgjikale; tek insuficienca e zemrës (akute ose kronike).

Kundërpërdorimet

Te dëmtimet e rënda të mëlçisë; pamjaftushmëria në vitamina B12; hipertension kompensator.

Efektet anësore

Dhimbje koke, marrje mendsh, mundim, kolikë abdominale (dhimbje të forta barku), djersitje, palpitacionet e zemrës (puls i shpeshtë), shqetësime retro-sternal-e (prapa sternum-it të gjoksit), trombocitopeni (ulje e numrit të trombociteve në gjak), takikardi (rritje të numrit të rrahjeve), hiper-ventilim (ajrosje e rritur e mushkërisë), aritmi (çrregullime të ritmit), acidozë e theksuar metabolike.

Dozimi

Në krizë-n hipertensive me perfuzion në venë 0,3 mcg/kg/min, në fillim e pastaj përshtatet një dozë, rëndom 0,5-6 mcg/kg/min (rreth 20-400 mcg/kg/min), maksimalisht 8 mcg/kg/min. Nëse pas 10 min. nuk arrihet efekti i dëshiruar atëherë ndërpritet dhe nëse arrihet atëherë perfuzioni vazhdon për pak orë. Tek ata që përdorin antihipertensivë, doza duhet të jetë më e vogël. Për kontrollin e hipertensionit në ndërhyrjet kirurgjik-ale doza maksimale  është 1,5 mcg/kg/min. Tek insuficienca e zemrës 10-15 mcg/min. e që në rast nevoje mund të rritet çdo 5-10 min. Doza maksimale është 280 mcg/min.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 10 mg/mL, në 5 mL ampulë.

Përdorimet

Infeksionet e traktit urinar.

Efektet anësore

Marrje mendsh, dhimbje koke, ndjesi të vjelle, vjellje, tension intrakranial i rritur, vertigo (humbje ekuilibri), konfuzion, reaksione në lëkurë, acidozë metabolike.

Dozimi

Fëmijët 3 muaj-12 vjeç: oral-isht (nga goja), 55 mg/kg/ditë çdo 6 orë;

Të rriturit: 1 g çdo 6 orë, (2 javë).

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 500 mg.

Suspension: 300 mg/5 mL.