Përdorimet

Për zëvendësimin e lëngjeve dhe furnizimin me energji; për ushqimin parenteral të të sëmurëve rëndë; në hipoglikemi (ulje të glukozë-s në gjak), edemë cerebral-e, në vjellje, diarre të rëndë me acidozë, hemorragji, uremi (ure e rritur në gjak), djegie, shok traumatik dhe operator, helmime të ndryshme, toksikozë, sëmundja Addison dhe në mjekimin reanimator të të sëmurëve.

Kundërpërdorimet

Insuficiencë e rëndë renale (insuficienca renale), koma diabet-ike, tretësira me koncentrim të lartë është e kontraindikuar tek hemorragjitë intrakranial-e (brenda kokës) dhe intraspianle (brenda shtyllës së kurrizit), te pacientët e dehidruar (humbje të lengjeve) me delir tremens.

Efektet anësore

Irritim i vena-ve dhe tromboflebit (bllokim i venave me infeksion tromb-otik).

Dozimi

Për zëvendësimin e lëngjeve injektohen në venë 2-10 l tretësirë 5% në ditë, ndërsa për furnizimin me energji injektohen në venë 1-3 l, 20-50%, në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion dhe infuzion: 5 mL amp. (10%); 10 mL (25%); 50 mL (5%); 100 mL (5%); 250 mL (5%,10%); 500 mL (5%, 10%, 20%, 30%, 40%, 50%, 60%, 70%); 1,000 mL (2,5%, 5%, 10%, 20%, 30%, 40%, 50%, 60%, 70%)