Përdorimet

Sëmundjet e syrit: Për mjekimin lokal të infeksioneve nga herpes simplex.

Antiviralët: Trajtim dhe profilaksi e herpesit rekurent të lëkurës dhe mukozave (HSV-1 dhe HSV-2); herpes simplex encealit; herpes zoster; herpesi gjenital.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e syrit: Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit.

Efektet anësore

Sëmundjet e syrit: Djegie të lehta dhe kalimtare, menjëherë pas përdorimit të pomadës, blefarit (infeksion i qerpikëve), konjuktivit (infeksion i konjuktivë-s së syrit).

Antiviralët: Inflamacion lokal në vendin e injektim-it; letargji; marrje mendsh; ndjesi të vjelle; tremor (dridhje); halucinacion; çrregullim në funksionin e mëlçisë dhe veshkave.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Sëmundjet e syrit: 5 herë në ditë, çdo 4 orë, në sasi të vogla, brenda pjesës së poshtme të qeskës konjuktivale (kapakëve) duke mos e përdorur natën, të paktën tri ditë.

Antiviralët:

  • Herpes simplex: Oral-isht (nga goja), 200 mg 5 herë në ditë; fëmijët nën 2 vjeç ½ e dozës së të rriturit; në parandalimin e rekurrencës (përsëritjes) 200 mg 4 herë në ditë; mundësisht të  rregullohet në 200 mg  2-3 herë në ditë, 6-12 muaj pa ndërprerje;
  • Herpes zoster: 800 mg 5 herë në ditë (7 ditë); fëmijët nën 2 vjeç, 20 mg/kg  4 herë në ditë; 2-5 vjeç, 400 mg 4 herë në ditë.

Me injeksion intravenoz (I.V):

  • Herpes simplex, zoster, herpesi gjenital fillestar, 5 mg/kg çdo 8 orë (5 ditë).
  • Herpes simplex, encefalit 10 mg/kg, çdo 8 orë (10 ditë).

Te fëmijët: Deri 12 vjeç, 250 mg/m2, çdo 8 orë (5 ditë); në herpes simplex encefalit, 500 mg/m2, (10 ditë);

Me rrugë lokale në lëkurë 4 herë në ditë (5 ditë); në sy, 5 herë në ditë (3 ditë).

Format farmaceutike dhe dozat

Sëmundjet e syrit: 

Pomadë për sy: 3.5%;

Pomadë për lëkurë: 5%.